Panorama (Albania)

Spiropali sulmon zëdhënësin e PPE: Po flet si Basha

“Mos fyej Parlamenti­n legjitim dhe qeverinë shqiptare”

- Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n , Elisa Spiropali, nuk e priti aspak mirë reagimin e zëdhënësit të PPE- së, Gahler, i cili tha se ndryshimet e njëanshme kushtetues­e që ndryshojnë rregullat e garës elektorale janë të papranuesh­me nga një qeveri që aspiron të nisë negociatat. Përmes një reagimi ministrja Spiropali e akuzoi zëdhënësin e partive simotra të PD- së në Parlamenti­n Europian se në reagimin e tij ka folur njësoj si lideri i opozitës në Shqipëri. “Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD- së në Parlamenti­n Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”, reagoi Spiropali. Ndërkohë, më tej në reagimin e saj, Spiropali i kujtoi zëdhënësit të PPE- së se Parlamenti Shqiptar është legjitim dhe se deklarata e tij është fyese për qeverinë, opozitën parlamenta­re dhe për institucio­nin. “Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita, me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, , ka ‘ djegur mandatet’ si asnjë parti tjetër në historinë e PPE- së! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamenti­n e mbi qeverinë e Shqipërisë. Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra- parlamenta­re, as Parlamenti­n legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamenta­re të Shqipërisë, e mbi të gjitha, të mos e fyejë popullin shqiptar, i cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencë­n jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë”, vijoi Spiropali.

AKUZA Spiropali akuzoi zyrtarin e Partive Popullore Europiane se ka reaguar pa u informuar në lidhje me pasojat që sjellin ndryshimet kushtetues­e të miratuara në seancën e fundit për këtë sesion. “Jam e bindur që zëdhënësi i PPE- së nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësis­ht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetues­e ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ ODHIR- it, ku asnjë vend nuk e ka formulën ‘ Frankestei­n’ të koalicione­ve parazgjedh­ore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimev­e, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendime­t absurde të Partisë Demokratik­e”, vijoi ministrja. Sakaq, edhe Kryeminist­ri Rama në deklaratën e tij në Parlament ditën e enjte tha se Shqipëria është vend sovran dhe nuk mund të marrë këshilla nga asnjë gjuhë e botës për çështjet zgjedhore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania