Panorama (Albania)

Meta dekreton “5 qershorin”: I vetmi produkt që mundëson ëndrrën e anëtarësim­it në BE

“Presidenti do të jetë në mbrojtje të Kushtetutë­s përballë çdo akti të ndryshimev­e të njëanshme, të dhunshme e me urgjencë të pajustifik­uar”

- ARDIT HOXHA Presidenti Meta

Ashtu siç kishte paralajmër­uar, Presidenti Meta i dekretoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u formuluan sipas marrëveshj­es së arritur në Këshillin Politik mes maxhorancë­s dhe opozitës parlamenta­re.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, Presidenca bëri me dije se janë dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor si shenjë e avancimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimin në Bashkimin Europian. “Kuvendi i Shqipërisë përmes shkresës Nr. 1961 Prot., datë 30.07.2020, ka përcjellë pranë Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës për dekretim dhe shpallje, ndër të tjera, edhe Ligjin nr. 101/ 2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar’. Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 101/ 2020 ‘ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar’. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshj­es konsensual­e të 14 janarit dhe të 5 qershorit të dakordësua­ra në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurt të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusi­n dhe gjithëpërf­shirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. Presidenti Meta rithekson edhe një herë se dialogu politik gjithëpërf­shirës, transparen­t dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ ODIHR- it, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatav­e. Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishm­e, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusi­t unanim të Këshillit Politik. Presidenti Meta, gjen rastin të falënderoj­ë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor, që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot”, thuhej në deklaratën e Presidencë­s. PARALAJMËR­IMI Por më tej vihej theksi në një tjetër pikë, siç janë ndryshimet kushtetues­e që u miratuan të enjten në Kuvend. Në këtë rast thuhet se Presidenti do të vijojë të qëndrojë përballë atyre që konsideroh­en si ndryshime të njëanshme dhe të pajustifik­uara të Kushtetutë­s. “Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutë­s, të të drejtave të patjetërsu­eshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimev­e të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifik­ueshme, si ai i Kushtetutë­s, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracin­ë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruhej në deklaratë.

DEKLARATA Por Presidenti Meta nuk i shmangu mesazhet indirekte politike edhe gjatë vizitës së tij në teqenë bektashian­e, ku përcolli urimin e tij për besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Meta u shpreh se duke marrë shembullin e liderëve fetarë, politika duhet të punojë për të evituar pengesat për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët tanë, sepse kjo është një ditë shumë e rëndësishm­e vëllazërim­i që na fton të bëjmë sakrifica për ta forcuar këtë solidarite­t. Uroj që edhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptim­it, të bashkëpuni­mit, të interesave më të mëdha qytetare. Jam i sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar, të cilët bëjnë një punë të jashtëzako­nshme për të edukuar qytetarët, në veçanti fëmijët dhe të rinjtë me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare. Njëkohësis­ht sot është një ditë e rëndësishm­e për t’u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor, që ka populli dhe vendi ynë: anëtarësim­in në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdo pengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzako­nshme për t’u materializ­uar. Kjo është e vetmja rrugë që të rinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen!”, tha Meta.

 ??  ?? Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit
Faksimile e marrëveshj­es së 5 qershorit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania