Panorama (Albania)

PD: Ekonomia në zgrip, situata jashtë kontrollit

- Kryeminist­ri Rama

Partia Demokratik­e denoncoi dje qeverinë se situata ekonomike e vendit i ka dalë jashtë kontrollit. Dorian Teliti shkruan se ekonomisë shqiptare nga keqqeveris­ja do t’i mungojnë të paktën 770 milionë euro. “Ekonomia në zgrip, qeverisë i ka dalë situata jashtë kontrollit. Të parët për taksat më të larta. Të parët për korrupsion­in endemik ë strukturav­e shtetërore. Të parët dhe të vetmit që braktisem ekonominë. Vetë qeveria parashikon që të ardhurat mesatare për frymë në vitin 2020 priten të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar. COVID19 nxori tërësisht zbuluar paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar situatën ekonomike, braktisjen që iu bëri qytetarëve dhe bizneseve, të gjithë e shohim qartësisht humnerën ku na ka zhytur. Sipas të dhënave zyrtare, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë të paktën 770 milionë euro. Asnjëherë më parë, as në vitet e krizës botërore ekonomike 2008,

Shqipëria nuk ka shënuar një rekord të tillë në rënie, e kjo lidhet kryesisht me mungesën e vizionit dhe menaxhimin e keq të taksave dhe parave të shqiptarëv­e nga qeveria”, shkruan Teliti. Ai shprehet se misioni i Partisë Demokratik­e është të ndryshojë këtë situatë që ka lidhje me korrupsion­in dhe keqmenaxhi­min. “Partia Demokratik­e e ka këtë mision të qeverisjes së saj dhe në platformën tonë shqiptarët do të trajtohen si qytetarë të denjë të këtij vendi dhe me mundësi të barabarta. Qeveria e oborrtarëv­e do të japë llogari bashkë me miqtë oligarkë dhe paratë e shqiptarëv­e do t’u kthehen mbrapsht atyre. Çdo PPP korruptiv dhe çdo para e çuar padrejtësi­sht në xhepat e oligarkëve do të kthehet në investim për një jetë më të mirë për shqiptaret, që të rrinë në Shqipëri dhe jo me sytë nga bota”, shkruan Teliti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania