Panorama (Albania)

Ekspertiza: 40- vjeçarit iu ça kafka dhe aorta

Sokol Sanxhaktar­i dhe Adriano Hajdari rezultuan të dehur

- Florjan Lamçe

Ekspertiza paraprake e kryer nga mjekët e Mjekësisë Ligjore, ka dalë në përfundim se 40- vjeçari Florjan Lamçe ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të forta. "Vdekja e tij është shkaktuar nga një goditje e fortë në kokë me këmbën e karriges, e cila i ka çarë kafkën, dhe, sërish nga goditjet, ai ka pësuar edhe një çarje të aortës në parakrahun e majtë", thuhet në ekspertizë. Analizat e gjakut si edhe të alkoolit u janë marrë edhe dy të dyshuarve të tjerë, Sokol Sanxhaktar­i si edhe Adriano Hajdari, ku paraprakis­ht që të dy kanë rezultuar të dehur në momentin që kanë kryer krimin.

KUSH ËSHTË "FLOR QORRI" 40- vjeçari Florjan Lamçja, në muajin shkurt 2020, është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashi­t, por pa i shkaktuar dëmtime. Ndërkohë, ai rezulton gjithashtu i dënuar për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit, ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012- ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani. Pronari i disko "Tekila" në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit, Florjan dhe Olsi Lamçja, e kanë thërritur atë me telefon, duke e nxjerrë jashtë banesës, nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba. Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. Në fund të gjykimit, Florjan Lamçja u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarj­e, ndërsa vëllai i tij, Olsi Lamçja, u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim. I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen, ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetër. Asokohe, Cani i ka pasur miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t'i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit. Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t'u jepte 300 mijë lekë të vjetër. Këtu ka nisur edhe konflikti mes biznesmeni­t dhe dy vëllezërve, të cilët mësuan se pasi e kishin kërcënuar biznesmeni­n që t'i jepte lekët Canit, ky i fundit i kishte marrë paratë dhe nuk i kishte dhënë premtimin dy vëllezërve. Këta të fundit në muajin shkurt të vitit 2012 e thërrasin poshtë banesës së tij dhe e vrasin pronarin e disko "Tekila".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania