Panorama (Albania)

Zbulohet telefonata që nxori në pritë 22- vjeçarin në Elbasan

Policia ka sekuestrua­r telefonin e viktimës, Regis Runaj

-

Masakrimi i 22vjeçarit Regis Runaj në Elbasan, orët e vona të së mërkurës, vijon të mbetet mister për Policinë.

Kjo e fundit, gjatë veprimeve hetimore, ka sekuestrua­r celularin e të riut, ku dyshohet se aty ndodhet një thirrje telefonike që Runaj ka marrë një orë para ngjarjes. Kjo telefonatë, thonë burimet, dyshohet ta ketë nxjerrë 22- vjeçarin në pritë. Aparati telefonik është dërguar për ekspertim, ndërsa pista e vetme deri më tani ku Policia është fokusuar për hetimin e ngjarjes, lidhet me vrasjen e ndodhur dy javë më parë të Emiljano Ramazanit. Ky i fundit u ekzekutua me pesë plumba pistolete, ndërsa ishte mik me 22- vjeçarin Regis Runaj, i masakruar pak ditë më parë. Regis

Runaj u gjet i pajetë në afërsi të varrezave në Elbasan, ndërsa dyshohet që fillimisht të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë, pikërisht në vendin ku u gjet nga Policia.

HETIMET Burime pranë grupit hetimor bënë të ditur se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon Policinë në dyshimet se Runaj mund të jetë marrë me makinë nga një vend ende i papërcaktu­ar qartë, duke e çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”. Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, Policia ka kontrollua­r edhe celularin e viktimës, në të cilin janë gjetur numrat e personave të fundit që 22- vjeçari ka biseduar. Burime të Policisë sqaruan se janë të paktën tre persona që po verifikohe­n nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo. Kjo, për shkak se tri telefonata­t përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 22- vjeçari njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan. Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra- tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktet për ndarjen e territorit. Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacio­n rreth konfliktev­e që ka pasur Emiljano Ramazani apo dijeni rreth autorëve që e ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 prerje thike në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë. Autorët e ngjarjes së rëndë dyshohet të kenë qenë më shumë se dy, të cilët fillimisht e kanë marrë në një makinë dhe pikërisht në vendin ku edhe është gjetur 22- vjeçari, ata e kanë qëlluar shtatë herë me thikë dhe më pas janë larguar nga aty. Në vendin ku u gjet i vdekur 22- vjeçari, terreni është i errët, pasi rrugica nuk ka drita. Kjo ka bërë që autorët të veprojnë në qetësi dhe pa u vënë re nga askush.

 ??  ?? Viktima, Regis Runaj
Viktima, Regis Runaj
 ??  ?? Vendi ku u gjet i pajetë 22- vjeçari në Elbasan
Vendi ku u gjet i pajetë 22- vjeçari në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania