Panorama (Albania)

Tragjike, katër të rinj mbyten në lumenjtë Buna, Vjosa dhe Drini i Zi

-

Katër persona janë mbytur në lumenj të ndryshëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë. Fillimisht, dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Viktimat janë shtetasit Dhurim Arra, 39 vjeç, dhe 14- vjeçari me inicialet F. P., të cilët janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime. Një ditë më parë, i mituri është futur për t’u larë në lumë dhe në një moment ka qenë duke u mbytur. Policia dyshon se në ndihmë të tij ka shkuar 39- vjeçari Arra dhe në tentativë për ta shpëtuar, edhe ai është mbytur. Familjarët kanë njoftuar Policinë për zhdukjen e dy shtetasve dhe uniformat blu kanë nisur kërkimet në afërsi të fshatit Darragjat. Trupat e dy personave janë gjetur mëngjesin e së premtes nga polumbarët e forcave RENEA. Për shkak të rrjedhës së fortë, ujërat e lumit Buna ndër vite kanë marrë shumë jetë njerëzish. Në muajin maj, edhe një shtetas maroken humbi jetën pasi u fut për t’u larë dhe nuk arriti të dalë i gjallë. Ndërkohë, në lumin Vjosë, dje është mbytur një 30- vjeçar. Viktima është shtetasi me inicialet A. B., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili është futur në lumë për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë i gjallë. “Sot, rreth orës 13: 40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A. B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. Mësohet se ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë, që kalon pranë fshatit Selishtë, ku ndodhet edhe vendi për të kaluar në Selenicë të Vlorës. Ai ka qenë së bashku me dy shokët e tij, e ndërsa ka kërkuar ndihmë, shokët kanë kujtuar se ai po tallej. Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë. Menjëherë kanë njoftuar edhe Policinë, e cila ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes. Pritet mbërritja e polumbarëv­e për të gjetur trupin e 30- vjeçarit.

Viktima e katërt është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi. Viktima është një 18- vjeçar, i quajtur Edison Zuna. Ai ka qenë së bashku me tre shokët e tij në lumë, ku edhe është mbytur. Thuhet se të rinjtë kanë qenë duke pedaluar në ujë me një varkë plastike pranë fshatit Selane. “Rreth orës 16: 00, Policia e Dibrës ka marrë informacio­n se në lumin Drini i Zi, në afërsi të fshatit Selane, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. Z., 18 vjeç, banues në Peshkopi, i cili duke lundruar me varkë, dyshohet se është mbytur në lumë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarj­e”, tha Policia lidhur me ngjarjen. Temperatur­at e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të frekuentoj­në lumenjtë për t’u larë, por rrjedha e shpejtë e tyre në vetëm 24orët e fundit u ka marrë jetën katër personave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania