Panorama (Albania)

Situata nga COVID në Kosovë, 228 të vdekur

Hoti: Gjendja është e rëndë, faleminder­it atyre që respektojn­ë masat

-

Kosova po përballet me një nga situatat më dramatike në rajon në lidhje me koronaviru­sin dhe viktimat e shkaktuara prej tij në spitalet e saj. Gjatë 24 orëve të së premtes, 15 persona, sipas të dhënave të IKSHPKsë, kanë vdekur nga COVID- 19. Disa orë më pas, edhe një person tjetër ka vdekur në Kamenicë nga e njëjta sëmundje, duke e çuar në 228 numrin e të vdekurve. Gjithashtu, është shënuar numër i lartë i atyre që kanë rezultuar pozitivë në testet e Institutit. Nga 459 mostrat e marra të IKSHPK- së, 226 persona kanë rezultuar pozitivë. Në të njëjtën hapësirë kohore janë shëruar edhe 115 pacientë. Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës me 82 raste të konfirmuar­a me COVID- 19 në 24 orë. Më pas janë Komuna e Podujevës me 26 raste, Fushë- Kosova me 18, Mitrovica me 15 raste etj. Të premten, drejtoresh­a e Klinikës Infektive ka thënë se gjendja e pacientëve që po pranohen në këtë klinikë, është rënduar nga dita në ditë.

Ndërsa Kryeminist­ri i Kosovës, gjatë një vizite që i ka bërë IKSHPK- së në Festën e Kurban Bajramit, pranoi se gjendja me COVID- 19 në vendin e tij është e rëndë. Hoti i falënderoi qytetarët e Kosovës që në ditën e Festës së Kurban Bajramit kanë respektuar masat dhe apelin e qeverisë së Kosovës që të mos i vizitojnë objektet fetare, në këtë rast xhamitë. "Unë sot i falënderoj të gjithë qytetarët që po i respektojn­ë masat për këtë ditë feste. Duket që apeli që kemi bërë si qeveri, bashkë me të gjitha institucio­net dhe aktorët e tjerë të përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Shpresoj që kjo të vazhdojë dhe njerëzit t'i respektojn­ë masat dhe të jenë të vetëdijshë­m, sepse vetëm kështu mund ta menaxhojmë këtë situatë", tha Hoti. Ai ka falënderua­r stafin në Qendrën Klini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania