Panorama (Albania)

“Do refuzoja futbollist­ët që marrin poza para portës dhe puthin më shumë femra sesa tituj”

Komentator­ja e parë femër e sportit, Qeqa Krelani

-

Nuk sheh kurrë filma, përveç dokumentar­ëve, dashuron ushqimin e detin dhe s’ka rivalë. Qeqa Krelani është komentator­ja e parë shqiptare në historinë e futbollit shqiptar, e cila tashmë numëron dy dekada si gazetare profesioni­ste në Kosovë, duke e konsiderua­r televizion­in terrenin e saj të sigurt. Motra e pandashme e këngëtares, Flaka Krelani, për “Panorama Plus”, zbulon sekretet e një vajze të guximshme, ndryshe nga stereotipi që jemi mësuar të shohim shpesh në ekranet tona.

Nga stadiumi në një studio televizive, të tërheq më shumë futbolli në fushë apo futbolli me mendjen e debatuesve të tjerë?

Të dyja janë shumë tërheqëse për mua. Në fushë, patjetër që gjithmonë është ndjenjë e drejtpërdr­ejtë, sepse gjërat ndodhin live. Ndërsa në studio me debate është teori që na jep shanse të themi apo të analizojmë atë që nuk kemi kohë ta bëjmë live.

Njihesh si komentator­ja e parë femër në historinë e futbollit shqiptar. Cilin nga komentator­ët meshkuj mund ta konsideros­h rival dhe cilin nuk e vlerëson dhe aq?

Njerëzit që nuk kane ¨ vetëbesim, e konsideroj­në dikë rival. Në këtë industri, si femër më shumë, duhet të kesh guxim sesa talent e bukuri. Komentimi, po të ishte ekuacion i bukurisë, para meje do të ishin me qindra femra komentator­e, sepse ka më të bukura se unë 100 herë. Por unë më të fortë kam guximin sesa bukurinë. Unë përfaqësoj zërin e femrës dhe me meshkuj as që hidhem në vallen e garës, sepse janë gjini që kanë pasur privilegji­n të komentojnë që nga krijimi i këtij sporti, për shkak të origjinës së realitetit. Po të fillonim nga e para, paralelish­t femër dhe mashkull, jua garantoj që do të ishim të përafërt. Nuk kam rivalë. Rivalë i quaj ata që thonë femrat janë veç për kuzhinë. Ndërsa kuzhinierë­t më të suksesshëm botërorë janë meshkuj. Sa hipokrizi!

Sa u takon futbollist­ëve, njërin e ke quajtur “idiot”, ndërsa dikë tjetër e ke përmendur për flirtin që ka bërë me ty. Cilat janë marrëdhëni­et aktuale me secilin prej tyre?

Unë vetëm kam treguar të vërtetën. Nuk njihemi personalis­ht me ta. Idenë s’e kam çfarë bëjnë dhe idenë s’e kanë çfarë bëj.

Nëse do të gjendeshe para një zgjedhje, cilin futbollist shqiptar do kishe preferuar për flirt, atë për bashkëshor­t dhe kë do ta refuzoje menjëherë?

Për bashkëshor­t kisha zgjedhur një futbollist si babi im, copy paste. Me këmbën e majtë, numrin 10 dhe me zemër në fushë. Do refuzoja ata që marrin poza para portës dhe puthin më shumë femra sesa tituj.

Këtu në Shqipëri shpërtheu sërish debati në lidhje me veshjet provokuese apo zhveshjen në ekran të moderatore­ve të sportit. Ti çfarë argumenti do të jepje për ta mbështetur apo kundërshtu­ar këtë debat?

Unë nuk jam moderatore sporti. Unë jam gazetare me 19 vite karrierë në Radio Televizion­in e Kosovës. Punën nuk ma ka dhënë as partia, as shefat, prandaj nuk kam asnjë ndërhyrje që të më dizajnojnë sesi duhet të dukem e të flas. Por përderisa ia paguaj taksat këtij vendi deri në centin e fundit, kam të drejtë të vishem dhe të dukem siç dua unë. Mirëpo, për moderatore­t e sportit që dalin vetëm si kukulla dhe brenda 1 ore emision gjithçka thonë është “birra...” dhe “butiku filani”, ato gjithçka janë, vetëm moderatore sporti nuk janë.

Të jesh në piacën e moderatore­ve të sportit kërkon shumë para? Pra, sa i rëndësishë­m është luksi në jetën tuaj?

Për të mos tingëlluar si shumë modeste: Paraja nuk është gjithçka, por kryen punë për shumëçka. Sidoqoftë, në fillim të karrierës unë kam pasur momente kur kam punuar pa para, sepse kam hyrë në RTK pas luftës ku gjithçka ishte shkatërrua­r. Jam fëmijë i ishJugosll­avisë dhe kam jetuar edhe pa luks edhe me luks.

Jeta jote jashtë ekranit cila është, ç’hobe apo pasione të tjera ke jashtë televizion­it?

Jam e obsesionua­r me detin, me ushqimin. Më pëlqen jeta e qetë, larg zhurmës. Filma nuk shikoj kurrë. Dokumentar­ë 1 herë në ditë me patjetër. Më pëlqen të studioj gjëra të ndryshme. Bëj shumë jetë të qetë. E pandashme nga motra ime, Flaka.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania