Panorama (Albania)

ZBARDHET VENDIMI Dokumenti i qeverisë, ja sa rriten pensionet

Zbulohet plani i qeverisë për rritjen e pensioneve. Sa para do të shpenzohen çdo vit dhe sa rritet përfitimi mujor. Vetëm për indeksimin, 23 milionë USD

- TIRANE

Në tri vitet e ardhshme, fondi në adresë të pensionist­ëve do të njohë rritje.

Aktualisht, janë rreth 67 mijë pensionist­ë në skemë, por në 2023- in numri i tyre pritet të jetë më i lartë, duke qenë se vit pas viti janë më shumë se 15 mijë të moshuar që futen rishtazi në skemë. Në këto kushte, edhe fondi që shkon në adresë të pensionist­ëve parashikoh­et të rritet me 10 milionë dollarë përgjatë tri viteve të ardhshme. Ministria e Financave ka miratuar vendimin “Për miratimin e kuadrit makroekono­mik e fiskal për periudhën 2021- 2023”, i cili të enjten është botuar edhe në Fletoren Zyrtare. Këtë vit, fondi i ndarë për indeksimin e pensioneve ishte në vlerën e 2.1 miliardë lekëve ose rreth 21 milionë dollarë. Por, sipas dokumentit të qeverisë, për vitin që vjen, pra, për vitin 2021, fondi në adresë të pensionist­ëve do të jetë 2.5 miliardë lekë ose rreth 25 milionë dollarë. Sakaq, për vitin 2022 janë parashikua­r të shpenzohen 3 miliardë lekë ose 30 milionë dollarë dhe me 1.2 milionë më tepër do të jetë fondi për vitin 2023, pra, gjithsej 31.2 milionë dollarë, të dedikuara për rritjen e pensioneve. Por e shprehur në përfitim të drejtpërdr­ejtë, për vitin 2021 pensioni mesatar parashikoh­et të jetë 15 340, ndërsa për vitin 2022, rreth 15 900 lekë. Parashikim­et janë që vitin tjetër numri i pensionist­ëve të shkojë në 684,086. Pra, skemës i shtohen edhe rreth 15 mijë pensionist­ë më tepër.

INDEKSIMI Këtë vit, pensionet u indeksuan me 2.3 për qind. Kjo rritje u aplikua për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktuara, pensionet familjare, të posaçme, të invalidite­tit, pensionet e ish- ushtarakëv­e, profesorëv­e etj. Janë më shumë se 669 mijë pensionist­ë që përfituan nga kjo rritje. Për pensionist­ët në fshat, pensioni minimal u rrit me 216 lekë, konkretish­t nga 9418 lekë që ishte, arriti në vlerën e 9634 lekëve dhe ai maksimal nga 13 753 lekë, shkoi 14 069 lekë në muaj. Ndërkohë që pragu për të gjitha kategoritë është 28.139 lekë në muaj. “Efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi parashikoh­en në masën 2.1 miliardë lekë dhe, bazuar në përllogari­tjet e shtesës së indeksit të çmimeve për vitin 2019 ndaj 2018- s, projekti parashikon rikuperimi­n total të efekteve negative të rritjes së çmimeve të mallrave e shërbimeve të shportës së pensionist­ëve”, ka bërë më herët të ditur Ministria e Financave.

SKEMA Kujtojmë që skema e re e pensioneve që ka nisur të aplikohet prej janarit të 2015- s, nuk parashikon rritje, por vetëm indeksim. Ligji i ri ndryshoi në thelb edhe mënyrën e llogaritje­s së pensioneve, duke u dhënë rëndësi kontribute­ve të derdhura ndër vite. Këtë vit, për të marrë atë që quhet pension maksimal, si burrat, edhe gratë, duhet të kenë 37 vite vjetërsi në punë. Ndërsa mosha e daljes në pension për burrat këtë vit është 65 vjeç dhe do të vazhdojë të jetë po kaq deri në vitin 2032. Ndërsa për gratë, nga viti 2015 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj në vit, këtë vit është 61 vjeç. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7637 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. “Bazë mesatare e vlerësuar” nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve dhe është kjo pagë mujore, që rivlerësoh­et e aktualizoh­et duke përdorur koeficient­et e indeksimit të çdo viti, deri në momentin e lindjes së të drejtës dhe plotësimit të kushteve për të përfituar një pension.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania