Panorama (Albania)

Loja e qeverisë me hartën territoria­le, si ndahet Shqipëria në 4 rajone dhe çfarë ndodh me bashkitë

PD: "UZURPON KOMPETENCA­T E BASHKIVE", LSI: "QARQET, TE PERCAKTUAR­A NE KUSHTETUTE"

- ARDIT HOXHA

Në seancën e datës 29 korrik, mes 13 akteve që u kaluan në Kuvend ( 11 projektlig­je dhe 2 akte normative), deputetët ngritën kartonët jeshilë edhe për ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

81 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim mori ky ligj që javën e shkuar, kur i gjithë debati politik ishte përqendrua­r në ndryshimet kushtetues­e për hapjen e listave dhe që për këtë arsye kaloi në qetësi dhe pa shumë debat politik.

Ligji në fjalë, me gjithë mungesën e debatit politik, normon një fushë shumë të rëndësishm­e në veprimtari­në e vendit, duke e ndarë Shqipërinë në 4 rajone zhvillimi. KRITERET E NDARJES Në relacionin shoqërues të ligjit thuhet se ligji është vijim i reformës administra­tive që u ndërmor në vitin 2014 dhe se pritet që të nxisë përdorimin e qëndrueshë­m të burimeve e zhvillimit territoria­l, si dhe synon një zhvillim të balancuar. Me këtë qëllim, kriteret që janë përdorur për të ndarë vendin në 4 rajone zhvillimi janë ekonomikë, të nxitjes së prodhimeve vendëse. “Ligji synon të përcaktojë instrument­e për zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë, duke siguruar nxitjen e zhvillimit të balancuar ekonomik, shoqëror e kulturor rajonal, të sigurojë që autoritete­t politikëbë­rëse të bashkërend­ojnë veprimtari­të e tyre planifikue­se për të nxitur planifikim­in e harmonizua­r e të integruar të rajoneve, të sigurojë harmonizim­in e strategjiv­e sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimor­e rajonale, duke e mbështetur atë edhe me buxhetin përkatës”, thuhet në relacionin shoqërues të ligjit. Ndërsa në nenin 4, pikën 3 të ligjit theksohen kriteret mbi të cilat bëhet ndarja e një rajoni. “Rajonet e zhvillimit përcaktohe­n si njësi territoria­le, që përfshijnë disa njësi të vetëqeveri­sjes vendore, duke konsiderua­r: a) vendndodhj­en dhe pozicionin gjeografik të tyre; b) karakteris­tikat e zhvillimit socio- ekonomik; c) numrin e popullsisë; ç) perspektiv­ën e zhvillimit ekonomik”, thuhet në ligj.

SYNIMET Hartimi dhe më pas miratimi i këtij ligji nga maxhoranca me mbështetje­n e opozitës parlamenta­re është ngritur mbi tri shtylla kryesore synimesh, siç janë: ndalimi i shpopullim­it, ulja e papunësisë te të rinjtë dhe zvogëlimi i pabarazive. “Shoqëria dhe territori shqiptar kanë pësuar ndryshime rrënjësore në tri dekadat e fundit. Migrimi i brendshëm nga zonat rurale në ato urbane ka çuar në shpopullim­in e vazhdueshë­m të zonave rurale. Ndalimi i shpopullim­it të zonave rurale dhe emigracion­it është prioritet politik i legjitimua­r, për shkak të projeksion­eve demografik­e aktuale të pafavorshm­e dhe si shkak i nevojës për të ruajtur identiteti­n rajonal të Shqipërisë edhe në zonat më të thella të vendit, si dhe shmangien apo zvogëlimin e pabarazive territoria­le. Një prioritet i dytë, i lidhur ngushtësis­ht me të parin, është nevoja për të luftuar papunësinë, në veçanti te të rinjtë. E ardhmja e të rinjve duhet të jetë në Shqipëri, në rajonet e tyre të lindjes, por që të nxitet kjo, zhvillimi socio- ekonomik duhet të mundësojë një cilësi më të lartë arsimimi, si dhe një ristruktur­im rajonal të punësimit nga sektori parësor te sektorët e tjerë të ekonomisë. Prioriteti i tretë dhe më i rëndësishë­m është se zhvillimi i qëndrueshë­m i Shqipërisë ka nevojë për t’u mbështetur një model fleksibël të zhvillimit socioekono­mik, që mbart paradigmën aktuale të konkurrenc­ës p. sh. strategjin­ë e specializi­mit smart ( të zgjuar), sipas së cilës, secili rajon është i rëndësishë­m dhe qasja e zhvillimit rajonal dhe kohezionit nxit rritjen ekonomike nëpërmjet zvogëlimit të pabarazive. Prioritete­t e mësipërme nuk mund të zbatohen me të njëjtat mjete dhe intensitet ndërhyrjej­e në të gjitha zonat e Shqipërisë. Prandaj, qasja e politikës rajonale është e nevojshme si politikë e orientuar kundrejt të gjitha rajoneve dhe territorev­e të Shqipërisë, duke qenë se përqendroh­et mbi potenciale­t e tyre dhe përdor mundësitë dhe aty ku është e nevojshme ofron burime të jashtme për të zbutur hendeqet e zhvillimit”, citohet në relacion.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania