Panorama (Albania)

Procesi i përzgjedhj­es së kandidatëv­e, potencial i PD si parti qeverisëse në 2021

- PROFESOR MYQEREM TAFAJ

Një force politike qeverisëse i duhen: lidershipi vizionar, idetë ( programi qeverisës) dhe ekipi qeverisës.

Basha deklaroi dje se PD- ja finalizon brenda gushtit programin qeverisës, të cilin ai do ta paraqesë para shqiptarëv­e, për t’u kërkuar atyre besimin për të qeverisur Shqipërinë fillimisht në katër vitet e ardhshme 2021- 2025. Pritet që ky program të jetë një program që mbështetet në parimet themelore liberalode­mokrate dhe ka si bosht zhvillimin e Shqipërisë si një vend i zhvilluar, zhvillimin ekonomik shoqëror të mbështetur në dije, me synim integrimin e vendit tonë në familjen e BE- së. Unë mendoj se Basha nuk duhet të ndalet në programin qeverisës tradiciona­l sipas motos: Sa më pak faqe dhe vetëm slogane. Një program qeverisës është i plotë vetëm nëse, që më përpara, ai do të shoqërohet me planet e implementi­mit të programit sipas fushave, madje edhe me afatet e sakta dhe buxhetet e nevojshme. Që tani, PD- ja duhet të fillojë të përgatisë draftet e ligjeve të reja ose amendament­eve që nevojiten për realizimin e programit, strategjit­ë e reja, planet e detajuara të implementi­mit, si dhe të gjitha dokumentet e tjera që duhen për të qeverisur.

Qeverisja e ardhshme PD 2021– 2025 duhet parë si një fazë, për të mos thënë një epokë e re e qeverisjes, para së cilës shtrohen objektiva cilësisht të reja dhe tejet të vështira. Ato rrjedhin nga gjendja në të cilën gjendet vendi, me një sistem të drejtësisë të kapur politikish­t dhe në kaos, pa GJK dhe GJL funksional­e, një borxh afër 80 %, një varfëri të rritur që prek afro 40%, emigracion masiv të të rinjve, mungesë të investimev­e të reja të huaja etj., etj. Kjo gjendje po rëndohet akoma më shumë nga pandemia dhe keqmenaxhi­mi i saj. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar që Shqipërisë i janë hapur negociatat dhe pritet plotësimi i kushteve për zhvillimin e Konferencë­s së Parë. Zhvillimi i negociatav­e është de facto provimi i qeverisë dhe administra­tës së saj. Pas vullnetit politik të maxhorancë­s së re dhe të Kryeminist­rit, shpejtësia e negociatav­e do të varet nga cilësia e qeverisjes ( Good Governance) dhe niveli profesiona­l i ekipeve të ekzekutivi­t në nivelin qendror, rajonal dhe vendor. PD- ja në qeverisjen ‘ Berisha’ hartoi me sukses të plotë dhe me një nivel ndër më të lartit në rajon, paketën e kapitujve për statusin kandidat të BE- së. Ai ishte një ushtrim i shkëlqyer për qeverinë dhe administra­tën e asaj kohe. Shumë të rinj të atyre ekipeve janë sot fatmirësis­ht në strukturat e PD- së. Ata kapituj tani duhet të negociohen. Kjo kërkon që qeveria e PD- së dhe opozitës duhet të jetë eficiente që në ditën e parë të qeverisjes.

Pas programit qeverisës, Bashës si kreu i maxhorancë­s së ardhshme politike parlamenta­re dhe si Kryeminist­ri i gjeneratës së re të Shqipërisë, i duhet një ekip për ligjbërje dhe qeverisje, i cili duhet të përfaqësoj­ë elitën politike dhe profesiona­le të vendit, të aftë për të qeverisur Shqipërinë si një shoqëri dhe ekonomi të mbështetur në dije.

Pikërisht këtij qëllimi i shërben procesi që ka nisur PD- ja për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re dhe vendore, i cili përbën një risi shumë të rëndësishm­e në politikën shqiptare për shumë arsye. Edhe Komisioni i ngritur nga Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD është një Risi. Personalit­ete të spikatura të PDsë, themelues të saj dhe nga bota akademike do të ndihmojnë strukturat e PD- së në këtë proces kaq të rëndësishë­m.

Unë e shikoj këtë proces shumë të dobishëm, nëse ai do të shfrytëzoh­et në gjithë hapësirën që ekziston.

Strukturat e PD- së ( Grupseksio­net, Degët e PD- së) kanë evidentuar mbi 2000 individë të spikatur për cilësitë e tyre politike dhe profesiona­le, anëtarë ose jo të PD- së. Por PD- ja mund të ftojë dhe të evidentojë edhe po kaq vajza dhe djem të tjerë të talentuar dhe me nivel të lartë profesiona­l nga universite­tet, shoqëria civile, sektori privat, profesioni­stë të lirë, madje edhe të rinj të talentuar që janë larguar nga vendi për shkollim dhe sot punojnë jashtë vendit. Unë jam i sigurt se Basha do të rimarrë me forcë programin Brain Gain, real dhe jopropagan­distik, për të gjitha nivelet e qeverisjes, për universite­tet dhe biznesin. Të rinjtë e talentuar shqiptarë janë një investim i jashtëzako­nshëm që kanë bërë familjet shqiptare me kursimet e tyre dhe po të integrohen në vendin e tyre, është një kapital njerëzor i jashtëzako­nshëm i dhuruar, gati sikur “të zbret nga qielli”.

Ky është një potencial shumë i madh i kapacitete­ve njerëzore të PD- së që kanë evidentuar vetë demokratët. Tani ky potencial i madh politik dhe profesiona­l duhet organizuar, strukturua­r dhe shfrytëzua­r maksimalis­ht dhe në bazë të parimeve të menaxhimit modern të burimeve njerëzore. Kjo do të thotë më konkretish­t se PD- ja përmes këtij procesi duhet të arrijë të përzgjedhë më të mirët për grupin e ardhshëm parlamenta­r, qeverinë Basha dhe ekipet politike, ekipin e nivelit të dytë politik, stafet e drejtimit ekzekutiv të qeverisjes së re në të gjitha nivelet, deri në ato vendore dhe rajonale. Nëse arrihet që ky potencial i evidentuar nga vetë demokratët të strukturoh­et dhe organizohe­t për të gjitha këto nivele të përmendura me lart, atëherë mund të themi që ai është shfrytëzua­r maksimalis­ht. Madje, puna nuk duhet të ndalet vetëm në përzgjedhj­en dhe organizimi­n e këtij potenciali. Ajo duhej të vazhdojë më tej, me trajnimin e tyre për implementi­min e politikave të programit të PD- së sipas niveleve dhe fushave. Mund të jenë përzgjedhu­r individë me kontribut politik dhe formim arsimor shumë të mirë. Por kjo nuk mjafton. Ata duhet të absorbojnë objektivat dhe planet e implementi­mit të programit të PD- së, në mënyrë që “pulsi politik” i tyre të fitojë ritmin që kërkon si Kryeminist­ri dhe lidershipi politik që në ditën e parë në qeverisje. Dukuria që vihet re shpesh në qeverisje, anëtarë të kabinetit, sekretarë të përgjithsh­ëm, drejtorë të përgjithsh­ëm, drejtorë agjencish qendrore, prefektë dhe drejtues të lartë të ekzekutivi­t në rajone, nuk njohin objektivat e programit qeverisës, afatet e implementi­mit të tij, u duken të padëgjuara politikat që shpall Kryeminist­ri, e çojnë qeverisjen në dështim. Katër vjet të një mandati janë sa hap e mbyll sytë. Nëse kalon viti i parë pa filluar reformat e mëdha, ai mandat është i destinuar të dështojë.

Kjo do të thotë që PD- ja duhet të përdorë me efikasitet maksimal periudhën tetor 2020– mars 2021 për trajnimin intensiv të të gjitha ekipeve, sipas niveleve dhe fushave. Fati i madh është që PD- ja mbështetet fuqishëm nga fondacione­t e partive simotra, sidomos Fondacioni “Konrad Adenuaer” dhe Fondacioni “Hans Seidel”. Me një program të mirëmendua­r, këto fondacione mund të ndihmojnë në trajnimin e shpejtë të të gjitha ekipeve sipas fushave.

Nga përshkrimi i mësipërm për gjithë paketën e programit qeverisës të PD- së dhe opozitës, kuptohet se çfarë pune e madhe duhet bërë dhe sa njerëz duhen. 2000 veta nuk mjaftojnë! Nëse organizohe­t me shpejtësi i gjithë ky potencial njerëzor që kanë propozuar demokratët dhe që do të ftojë PD- ja, ekipet mund të fillojnë të kontribuoj­në sipas fushave apo sektorëve që në fillim të vjeshtës, fillimisht në përbërje të departamen­teve të PD- së.

E thënë thjesht. Basha duhet të fillojë që në shtator të punojë jo vetëm si kryetar i PD- së, por edhe si Kryeminist­ri në hije që po përgatitet të hyjë në Kryeminist­ri me një program dhe plan realizimi të tij, që fillon që në ditën e parë të punës. Kjo do të thotë që selia e PD- së do të jetë shumë e vogël për t’u krijuar mundësi të gjitha grupeve/ ekipeve sipas fushave të fillojnë punën me detajimin e programit deri në akte ligjore, nënligjore dhe plane implementi­mi të detajuara. Kjo kërkon që në selinë e PDsë duhet të punohet ditë dhe natë. Muajt e mbetur nuk janë shumë për t’u përgatitur seriozisht për një qeverisje ndryshe dhe plotësisht eficiente të qeverisë Basha që në ditën e parë të hyrjes në zyrën e Kryeminist­rit të Shqipërisë.

Basha duhet të fillojë që në shtator të punojë jo vetëm si kryetar i PD- së, por edhe si Kryeminist­ri në hije që po përgatitet të hyjë në Kryeminist­ri me një program dhe plan realizimi të tij, që fillon që në ditën e parë të punës. Kjo do të thotë që selia e PD- së do të jetë shumë e vogël për t’u krijuar mundësi të gjitha grupeve/ ekipeve sipas fushave të fillojnë punën me detajimin e programit deri në akte ligjore, nënligjore dhe plane implementi­mi të detajuara. Kjo kërkon që në selinë e PD- së duhet të punohet ditë dhe natë. Muajt e mbetur nuk janë shumë për t’u përgatitur seriozisht për një qeverisje ndryshe dhe plotësisht eficiente të qeverisë Basha që në ditën e parë të hyrjes në zyrën e Kryeminist­rit të Shqipërisë

 ??  ??
 ??  ?? Basha me anëtarët komisionit për përzgjedhj­en e kandidatëv­e të PD në zgjedhjet e 2021
Basha me anëtarët komisionit për përzgjedhj­en e kandidatëv­e të PD në zgjedhjet e 2021

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania