Panorama (Albania)

Tenderi me uniformat e Policisë, si u paracaktua fituesi i 2,8 miliardë lekëve

“Sandër Lleshaj ushtroi presion ndaj anëtarëve të Komisionit”

- TIRANE

Ashtu sikurse Ministria e Mbrojtjes, edhe Ministria e Brendshme duket se është përfshirë në një skemë të dyshimtë sa i përket tenderit të uniformave e simboleve të Policisë së Shtetit.

Grupi Parlamenta­r Demokrat e kallëzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në SPAK, duke e akuzuar për 5 vepra penale. Konkretish­t për: “Korrupsion aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorim­it të detyrës”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike”; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”. Sipas kallëzimit të depozituar në Prokurorin­ë e Posaçme nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11.05.2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarj­a e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH. Fituesi i paracaktua­r ishte firma “D& E” sh. p. k., e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikua­r si i pari. “Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshti­m me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo, për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit klasifikim­i duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020”, thuhet në kallëzimin e Grupit Parlamenta­r Demokrat.

KOMISIONI I VLERESIMIT TE OFERTAVE

Në fillim të procedurës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve u bë presion që të skualifiko­hej kompania e parë e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliardë lekë më pak. Si pasojë e rezistencë­s së një pjese të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. “Nga ana e Drejtoresh­ës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­r, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifiku­ar firmën e kualifikua­r si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin. Krejt papritur, një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës, pa asnjë shpjegim”, thuhet në kallëzim. Ndërsa më tej sqarohet se Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshaj kanë ushtruar një presion të jashtëzako­nshëm ndaj pjesëtarëv­e të Komisionit që të skualifiko­hej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhu­r nga Sandër Lleshaj, “D& E” sh. p. k. Por, në fakt, provat dhe të dhënat janë kokëfortë, pasi firma e klasifikua­r e para, e quajtur “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti.”, i plotësonte të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliardë lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshaj si fituese. Kompania “D& E” sh. p. k. nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike dhe ka mungesë dokumentac­ioni të theksuar, falsifikua­r edhe dokumentac­ionin e paraqitur. Mjafton kaq, që kjo kompani jo vetë të mos fitonte tenderin, por edhe të ndiqet penalisht. Gjithçka që po përmendim është lehtësisht e verifikues­hme dhe e shkruar e zeza në të bardhë.

SKANDALI ME TENDERIN E UNIFORMAVE

Në kallëzimin e depozituar në SPAK thuhet se Ministria e Brendshme ishte e parapërgat­itur dhe e vendosur për të grabitur hapur vlerën e 500 milionë lekëve. Nga tenderi i hapur, “Blerje dhe shpërndarj­e e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, në fondin limit: 2.800.347.570 lekë pa TVSH ( 3,360,417,084 lekë TVSH), zhvilluar më datë 11.05.2020. Dyshohet se nëpërmjet përdorimit të skemës “mafioze”, shumatorja e çmimeve për njësi, grabitja nga uniformat dhe këpucët, etj. të Policisë së Shtetit mund të shkojë dhe në 1,157,815,852 lekë “Vjedhje në rrethana cilësuese”. Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj të këtij viti. Ndërsa ofertat ekonomike janë hapur më datë 11 maj 2020. “Pas ‘ pazareve’, ‘ formalitet­eve’, skemave ‘ mafioze’ e ‘ manovrave’ që u kryen, Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi, kompaninë shqiptare me aktivitet Gërmime Dheu, ‘ D& E’ SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kallëzimit në SPAK për Ministrinë e Brendshme
Faksimile e kallëzimit në SPAK për Ministrinë e Brendshme
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania