Panorama (Albania)

Tragjedia në Himarë, mbytet në det 45- vjeçarja

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, gruaja 45- vjeçare gjendet e vdekur pesë orë pasi u përmbys barka, shpëtojnë burri dhe djali

- ELTON NIKA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Himarë, ku një grua 45- vjeçare ka humbur jetën pasi u fut në det bashkë me bashkëshor­tin dhe djalin për të marrë rrjetat e peshkimit.

Me ta ka qenë edhe një tjetër person, i cili ishte punësuar nga familja Rama për peshkim. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në afërsi të bregdetit të Jalës në Himarë, ku të katërt shtetasit kishin dalë me një mjet të vogël lundrues për të mbledhur rrjetat e peshkimit. Stuhia e fuqishme i ka gjetur të papërgatit­ur në det të hapur, ndërsa barka është përmbysur për shkak të dallgëve të forta dhe erës që ka shoqëruar gjithë mëngjesin e djeshëm bregdetin e jugut. KËRKESA PËR NDIHMË

Edhe pse kanë dhënë sinjalin SOS, pas ndërhyrjes së forcave të Policisë, Delta Forca dhe Policisë Kufitare kanë mundur të shpëtojnë tre persona, burri, djali dhe punëtori, ndërsa gruaja është gjetur pas disa orësh kërkimi e mbytur në det. Robert Rama, djali i tij Avdul Rama dhe punonjësi që ishte me ta, Fatjon Resulaj, kanë arritur të shpëtohen nga forcat e kërkim- shpëtimit. Robert Rama, rreth 50 vjeç, dhe Fatjon Resulaj janë shoqëruar në Spitalin e Himarës në gjendje të mirë shëndetëso­re, ndërsa djali i familjes Rama është shoqëruar në gjendje të rëndë shëndetëso­re drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fillimisht, tre personat e sipërpërme­ndur kanë arritur të shpëtohen nga një mjet turistik i rastit, ndërsa kanë shkuar më pas dhe forcat e kërkim- shpëtimit, që i kanë nxjerrë në breg të tre personat që rrezikuan të mbyteshin gjatë stuhisë së shiut. Ndërkohë Policia e Vlorës, Policia Kufitare, Roja

Bregdetare kanë vijuar operacioni­n në det, ku pas disa orësh, rreth një milje larg bregut të detit në Dhërmi, është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë i 45- vjeçares Mirela Rama. Kjo e fundit, pas përmbysjes së barkës në det, nuk ka arritur dot të mbijetojë për shkak të dallgëve të forta dhe detit mjaft të trazuar. Sipas burimeve, djali ka tentuar ta shpëtojë nënën e tij, por rryma e fortë e dallgëve e ka bërë të pamundur shpëtimin e 45- vjeçares, e cila u gjet pesë orë pas ngjarjes e pajetë në det.

DËSHMIA E PESHKATARI­T Fatjon Resulaj ishte një nga personat e mbijetuar nga tragjedia e rëndë, ndërsa në deklaratat e dhëna në Polici ai ka theksuar se moti i keq i ka gjetur të papërgatit­ur në det. "Jemi nisur rreth orës 06: 00 të mëngjesit nga porti i Himarës. Koha ishte fillimisht e mirë, por pasi kemi bërë më shumë se 10 minuta në det, gjithçka ndryshoi. U bë ciklon me shi dhe u përmbys barka me të cilën udhëtonim të katërt. Ishim katër vetë: unë, shoku im me gruan dhe djalin e tij. Nuk arritëm të ktheheshim dot, ishte shumë vonë, koha ndryshoi dhe u bë ciklon. Pasi u përmbys barka, ne arritëm të mbaheshim fort tek ajo, djali dhe ne u përpoqëm të ndihmonin Mirelën, por ishte thuajse e pamundur. Donim ta shpëtonim, por ishte e pamundur, rryma e fortë rrezikonte të na mbyste edhe ne", ka thënë Resulaj në Polici. 25- VJEÇARI, NË GJENDJE

TË RËNDË Në Spitalin e Vlorës, djali 25- vjeçar, Avdyl Rama, ka mbërritur në gjendje të rëndë, ndërsa edhe familjarë të tij që qëndronin jashtë ambienteve ishin të shokuar. Një prej të afërmve të familjes tregon se çfarë kishte ndodhur dhe si e mësuan lajmin. "Na njoftoi nipi nga Himara se çfarë ka ndodhur. Një djalë është këtu në spital në gjendje të rëndë, të tjerët janë mirë në spitalin e Himarës. Nusja ka humbur, janë duke e kërkuar. Është një tragjedi. Janë vlonjatë, merren gjithë kohën me peshkim, kishin shkuar në Himarë kur nisi sezoni. Kishin dalë për të mbledhur rrjetat, por moti i keq i gjeti në det. Jemi të shokuar. Ishin punëtorë që merreshin me peshkim", shprehet i afërmi i familjes Rama në Spitalin e Vlorës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? I afërmi i viktimës
I afërmi i viktimës
 ??  ?? Gjatë transporti­mit të 25- vjeçarit për në spital
Gjatë transporti­mit të 25- vjeçarit për në spital

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania