Panorama (Albania)

Ndryshimet kushtetues­e, Kume: Pse prishet marrëveshj­a e 5 qershorit

Ish- kreu i KQZ: Në kushtet kur tanimë është fakt që s’lejohen koalicione­t, kalimi në 4 rajone u jep mundësi partive të vogla

-

Në kushtet që ndryshimet në Kushtetutë tani janë fakt dhe koalicione­t parazgjedh­ore me lista të veçanta nuk lejohen, atëherë eksperti zgjedhor, Kristaq Kume, vjen me një propozim të ri që ndihmon partitë e vogla dhe të reja.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, eksperti zgjedhor që ka ndjekur çdo hap të ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshj­es së 5 qershorit dhe ndryshimet e fundit kushtetues­e, tha se akti i fundit prishi marrëveshj­en politike të 14 janarit si dhe marrëveshj­en e 5 qershorit. Megjithatë, në kushtet kur kjo tashmë ka ndodhur dhe ndryshimet kushtetues­e penalizojn­ë partitë e reja e të vogla, Kume propozon që njësitë zgjedhore të zvogëlohen në 4 rajone nga 12 që janë aktualisht. Shoqëruar me caktimin e pragut sipas numrit mesatar të votave të rajonit për një mandat, Kume thotë se kjo mënyrë u jep mundësi partive të vogla që të përfaqësoh­en në Parlament dhe vota të bëhet më e barabartë.

Ndryshimet kushtetues­e të miratuara në Parlament në seancën e fundit të këtij sesioni, a e prishin marrëveshj­en e 5 qershorit?

Ndryshimet në Kushtetutë, pavarësish­t nga çështja që prek, në çdo rast duhet të realizohen me kontributi­n e të gjitha palëve, përfshirë edhe pjesën jopolitike të shoqërisë. Ndryshimet e fundit, të cilat u realizuan vetëm me vullnetin dhe fuqinë e votave në Kuvend që ka maxhoranca dhe opozita, nuk e plotësojnë këtë kërkesë. Për më tepër, duke qenë se këto ndryshime trajtojnë çështje që lidhen me zgjedhjet, kjo mënyrë e marrjes së vendimit për ndryshim, anashkaloi dakordësin­ë e realizuar midis palëve politike për ndryshimet që duhet të bëhen në legjislaci­onin zgjedhor. Përpjekja për ta trajtuar këtë çështje me të njëjtën metodologj­i pune në Këshillin Politik dështoi dhe si e tillë ajo nuk mund të konsideroh­et se mbart me vete edhe përpjekjen e të gjitha palëve siç janë angazhuar për t’i bërë.

Ndryshimet që janë bërë në dy nenet e Kushtetutë­s a imponojnë ndërhyrje në marrëveshj­en e 5 qershorit, të miratuar tashmë dhe të dekretuar nga Presidenti?

Për ndryshimet e bëra në Kushtetutë, është e nevojshme që të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Kjo do të thotë që Këshilli Politik duhet të vazhdojë punën për këtë qëllim, sepse këto ndryshime bëjnë të nevojshme që të ndryshohen dispozita, të cilat tashmë janë të pësuara në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara në 23 korrik, ashtu sikurse ka nevojë për t’u reflektuar në dispozita të tjera të Kodit Zgjedhor në plotësim të ndryshimev­e kushtetues­e.

Çfarë dispozitas­h të tjera duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor tashmë që kemi një Kushtetutë të re?

Duhen prekur dispozitat që trajtojnë problemin e fletës së votimit, numërimit të votave, ndarjes së mandateve e me radhë. Për më tepër në gjykimin tim, një ndër problemet që duhet me domosdo të trajtohet në Kodin Zgjedhor është ai që lidhet me mundësinë që japin ndryshimet kushtetues­e të ndarjes së vendit në njësitë zgjedhore. Ndryshimi kushtetues kërkon që vendi të ndahet edhe në më pak se 12 njësi zgjedhore, duke filluar në dy, tre e katër njësi. Është një ndër momentet shumë të rëndësishm­e që duhet të trajtohet në Këshillin Politik, sepse efektet e kësaj vendimmarr­je ndikojnë në përvijimës­imin e cilësive të rezultatit, i cili merret nga sistemi proporcion­al rajonal.

Përse kërkohet sipas jush që të ulen njësitë zgjedhore, çfarë sjell ky ndryshim?

Sa më pak rajone të ketë vendi, aq më shumë zvogëlohet efekti negativ që sjell pamundësia për të garuar me koalicione parazgjedh­ore siç kemi pasur më përpara. Po ashtu, rëndësi ka edhe pragu zgjedhor. Për mendimin tim, duke qenë se kemi sistem proporcion­al rajonal, pragu kombëtar nuk ka vlerë. Në Kodin Zgjedhor do parapëlqej­a që Këshilli Politik të caktonte pragun në varësi të rajonit, pra, të mandateve që nxjerr rajoni. Ose mund të vendoset kuota që vlera e tij të përcaktohe­t pas numërimit të votave të vlefshme dhe llogaritje­s së numrit mesatar të votave për një mandat. Sa më i vogël numri i rajoneve, aq më i vogël është edhe pragu dhe aq më i madh është shansi që partitë e reja politike apo partitë e vogla të fitojnë mandat.

Ndryshimet kushtetues­e, të miratuara tashmë, është e vërtetë se pamundësoj­në koalicione­t parazgjedh­ore sipas formulës së deritanish­me?

Me këto ndryshime që tashmë janë bërë në Kushtetutë, partitë politike mund të garojnë së bashku, por për këtë gjë ato janë të detyruara që të ndjekin një ndër këto dy rrugë; Ose të garojnë së bashku, por nën siglën e një partie, ose së bashku t’i drejtohen Gjykatës dhe të formojnë një parti të re politike që do përdoret prej tyre si partia që do prezantojë në KQZ listën e përbashkët. Mundësitë për të garuar bashkë, por jo me lista të veçanta, ekzistojnë.

Përtej kësaj, a mund të gjendet një formulë pas këtyre ndryshimev­e kushtetues­e që të garohet me koalicione me lista të veçanta?

Nuk ka asnjë mundësi ligjore që partitë të garojnë së bashku në koalicion, duke pasur në të njëjtën kohë listën e kandidatëv­e të saj. Kjo nuk është e lidhur me faktin që do të votohet me lista të hapura. Votimi me lista të hapura, natyrisht e rëndon më shumë administri­min e votës si nga qytetari, i cili duhet që të votojë jo vetëm për partinë dhe koalicioni­n, por duhet të ketë parasysh edhe listën dhe duhet të votojë për kandidatët. Ashtu sikurse administra­torët do të kishin një ngarkesë më të madhe. Pavarësish rëndesës, kjo mund të ishte e mundur ashtu sikurse u prezantua edhe nga opozita e bashkuar para se ndryshimet të bëheshin fakt. Por tanimë kjo është e pamundur, pasi Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se cilat janë subjektet që mund të propozojnë kandidatë për deputetë. Sipas ndryshimev­e të reja në Kushtetutë, këtë të drejtë e ka vetëm partia dhe zgjedhësit.

Për të qenë të qartë, koalicione­t parazgjedh­ore me lista të hapura nuk u lejuan për arsye politike, apo për shkak se nuk ishte e mundur teknikisht?

Është qartësisht vullnet politik. Unë mendoj se është logjikë e maxhorancë­s, duke parë situatën aktuale. Unë nuk jam dakord që në Kushtetutë të përcaktohe­t strategjia elektorale e një subjekti zgjedhor. Duhet ta përcaktojë vetë partia politike se si dëshiron të garojë.

Z. Kume, ju keni qenë mbështetës i hapjes së listave, a jeni i kënaqur me këtë që u arrit?

Mënyra si caktohet në Kushtetutë hapja e listave, parimisht jep mundësinë që lista të jetë 100% e hapur. Por kjo ndodh vetëm nëse partia vendos për një gjë të tillë. Ndërkohë, duke pasur parasysh faktin se hapja e listave s’ka ardhur asnjëherë nga partitë politike, zor se do të përdoret nga partitë për të hapur 100% listat. Duhet të ishte parashikua­r në Kushtetutë që të ishte lista e hapur 100%.

Sa më pak rajone të ketë vendi, aq më shumë zvogëlohet efekti negativ që sjell pamundësia për të garuar me koalicione parazgjedh­ore siç kemi pasur më përpara. Po ashtu, rëndësi ka edhe pragu zgjedhor. Për mendimin tim, duke qenë se kemi sistem proporcion­al rajonal, pragu kombëtar nuk ka vlerë. Në Kodin Zgjedhor do parapëlqej­a që Këshilli Politik të caktonte pragun në varësi të rajonit, pra, të mandateve që nxjerr rajoni. Ose mund të vendoset kuota që vlera e tij të përcaktohe­t pas numërimit të votave të vlefshme dhe llogaritje­s së numrit mesatar të votave për një mandat

 ??  ??
 ??  ?? KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGHJEDHORE
KESHILLI POLITIK PER REFORMEN ZGHJEDHORE
 ??  ?? Eksperti zgjedhor, Kristaq Kume
Eksperti zgjedhor, Kristaq Kume

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania