Panorama (Albania)

Avokati i Ndroqit: Do ta ankimojmë, ka parregulls­i, SPAK u betua para 8 muajsh

Përfaqësue­si ligjor i Ylli Ndroqit: Policia tha se hetimi zgjati 18 muaj, por prokurorët e SPAK u betuan te Presidenti para 8 muajsh

- TIRANE

Avokati i biznesmeni­t Ylli Ndroqi deklaroi dje se do të ankimojë vendimin e Gjykatës dhe SPAK- ut për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive dhe shoqërive në pronësi të sipërmarrë­sit.

Avokati Alban Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregulls­ish ligjore, të cilat do të jenë në objektin e ankimimit. Pala mbrojtëse e sipërmarrë­sit ka ngritur hije dyshimi për mënyrën sesi u zhvilluan hetimet në adresë të biznesmeni­t. Avokati i Ylli Ndroqit tha sot se Policia deklaroi se hetimi ndaj biznesmeni­t po zhvillohej që prej 18 muajsh, ndërkohë që ai u shpreh se Struktura e Posaçme Antikorrup­sion ( SPAK) është krijuar vetëm 8 muajt e fundit. “Ju bëjmë me dije se do bëjmë ankimim ndaj vendimit në SPAK. Vendimi ka një sërë parregulls­ish ligjore dhe procedural­e, nga nxitimi për të mbyllur këtë akuzë. Është vendosur sekuestro mbi 26 pasuri. Po si është e mundur që për 7 ditë nga procedimi penal, u gjetën indicie për sekuestrim­in e pasurive? Policia deklaroi se hetimi ka zgjatur 18 muaj, ndërkohë që para 8 muajsh prokurorët e SPAK- ut janë betuar para Presidenti­t të Republikës. Si mund të zhvillojë SPAK- u një hetim, kur nuk ka ekzistuar? Këto hetime të kryera nga Policia pa dijeni prokurori, janë hetime të paligjshme dhe ngrenë dyshime për mundësinë e keqpërdori­mit të Policisë së Shtetit nga ana e qeverisë. Një pjesë e pasurive të vëna nën sekuestro nuk janë të gjitha nën pronësi të z. Ylli Ndroqi. Që në vitin 1993 është regjistrua­r te Tatimet si person fizik, më pas në 1996 është regjistrua­r te Tatimet si person juridik. Ka kryer një aktivitet tregtar, që ka nisur që në vitin 1991. Jeni dëshmitarë të qëllimit të nxitimit të këtij hetimi nga SPAK- u, nxitime me prapavijë politike që u kanë kushtuar jo pak qytetarëve shqiptarë. Prezenca e forcave të

RENEA- s kur u ekzekutua vendimi i Gjykatës bëhet me qëllimin për të ndalur zërin e mediave që ka në pronësi z. Ylli Ndroqi. Të gjitha aktivitete­t janë me kredi dhe këto godina, godinat e ‘ Ora News’, janë të financuara 100% rikonstruk­sioni i tyre nga bankat me kredi. Po ashtu, janë me vendim gjykate tri automjete të sekuestrua­ra, por të tria nuk ekzistojnë, nuk e di ku i ka gjetur SPAK, edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur”, tha avokati i Ylli Ndroqit.

SEKUESTRIM­I SPAK ka sekuestrua­r më 3 gusht 26 pasuri të paluajtshm­e të Ylli Ndroqit, pronar i një televizion­i privat në Tiranë. Në lidhje me këtë lajm u prononcuan para Policisë së Tiranës avokatët e Ndroqit. Ata thanë se vendimi për sekuestrim­in e pasurisë së Ndroqit është vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të SPAK- ut, ndërsa do të apelojnë këtë vendim në shkallë më lart të Gjyqësorit. Për avokatët, sulmi ndaj Ylli Ndroqit është politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj. “Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK- ut, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës. Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para Gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli

Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj”, deklaruan avokatët.

AVOKATI Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa, ka folur për mediat ku ka bërë të ditur se Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka bërë shoqërimin e mjetit të tij “Mercedes- Benz”, modeli S 600, pasi është ndaluar nga forcat operaciona­le për sekuestrim­in e makinës si pjesë e vendimit të SPAK- ut. Avokati i tij tha se vendimi për sekuestrim­in e pasurive të tij do të apelohet në Apelin e GJKKO- së, pasi pasuritë e tij janë të ligjshme. Avokati shprehet se Ylli Ndroqi mendon se ky është një sulm politik që po i bëhet atij, pas gjyqit që ka të hapur me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. “Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij ‘ Mercedes- Benz’, modeli S 600 dhe është ndaluar nga forcat operaciona­le për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Brenda afatit ligjor 5- ditor do ta apelojmë. E gjithë pasuria e tij është e krijuar nga burime të ligjshme, është e krijuar nga aktivitete të shoqërisë së tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se ky është një sulm politik për shkak të gjyqit që po zhvillohet njëkohësis­ht ndaj tij dhe kryebashki­akut Erion Veliaj”, tha avokati Alban Qafa ditën kur u ekzekutua vendimi i Gjykatës.

 ??  ??
 ??  ?? Alban Qafa, avokati i Ylli Ndroqit, dje gjatë konferencë­s
Alban Qafa, avokati i Ylli Ndroqit, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania