Panorama (Albania)

Meta apelon për votën e emigrantëv­e

“Me rëndësi përfshirja e diasporës në proceset demokratiz­uese”

-

Presidenti Meta priti dje dy përfaqësue­s të diasporës shqiptare, që janë organizuar në një lëvizje të quajtur “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Postimin në rrjetet sociale, ku publikoi foton me dy aktivistët e diasporës, Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, Presidenti Meta e shfrytëzoi edhe për të bërë një thirrje për rritjen e përfaqësim­it në nivel vendimmarr­je të emigrantëv­e. Sipas kreut të shtetit, përfshirja më shumë e diasporës në proceset vendimmarr­ëse dhe demokratiz­uese është me rëndësi të madhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. “Kënaqësi të prisja sot bashkëthem­eluesit e Lëvizjes ‘ Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi. Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratiz­uese dhe vendimmarr­ëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishm­e”, shkroi Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, përfaqësue­sit e kësaj organizate të shqiptarëv­e të diasporës bënë të ditur se takimi u zhvillua me qëllimin për ta informuar Presidencë­n mbi misionin dhe aktiviteti­n që kjo lëvizje synon të realizojë. “Gjatë takimit, ndër të tjera, vëmendje e veçantë iu kushtua realizimit të së drejtës kushtetues­e, votës së shqiptarëv­e jashtë kufijve të Shqipërisë dhe gjithashtu përfaqësim­it të drejtpërdr­ejtë të diasporës në Parlamenti­n shqiptar. Po ashtu, u shtjellua edhe qasja institucio­nale e lëvizjes si dhe aksesi i saj në institucio­net ndërkombët­are. Njëkohësis­ht u shpalos qartë vullneti për të ndjekur në terma afatgjata dhe në mënyrë proaktive proceset politikëbë­rëse dhe vendimmarr­ëse brenda Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Vlen të theksojmë se anëtarë të kësaj organizate i dërguan një kërkesë Presidenti­t, Kuvendit, kryetarëve të forcave politike, ministrit të Shtetit për Diasporën dhe përfaqësiv­e diplomatik­e etj, për mundësimin e votimit në zgjedhjet e përgjithsh­me dhe lokale nëpërmjet postës, të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqipërisë, si një detyrim ligjor i shtetit shqiptar, i papërmbush­ur kundrejt shtetasve të tij.

 ??  ?? Meta, dje me përfaqësue­s të diasporës
Meta, dje me përfaqësue­s të diasporës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania