Panorama (Albania)

Partitë që po përgatiten të hyjnë në zgjedhjet e 2021

Si do hyjnë në garë partitë e reja që pritet të krijohen këtë vjeshtë

- TIRANE

Si çdo pragfushat­e, edhe kjo vjeshtë pritet të sjellë në skenën politike shqiptare parti të reja politike që do të provojnë shanset e tyre në zgjedhjet e përgjithsh­me të vitit 2021.

Për dallim ndoshta nga pragfushta­t e mëparshme, kjo e kësaj radhe pritet të sjellë një numër më të madh partish që mund të futen në garë. Janë të paktën 4 formacione politike që deri më tani janë paralajmër­uar se do të tentojnë të futen në zgjedhjet e ardhshme. Lëvizja Vetëvendos­je me selinë në Tiranë, Nisma Thurje, partia e re deputetëve opozitarë dhe një pol i tretë politik; janë këto vetëm disa nga nismat politike që në javët dhe ditët e fundit përfliten në Tiranë. Të gjithë këto formacione që pritet të kthehen në parti politike këtë vjeshtë që vjen, do të përpiqen të shfrytëzoj­në hapjen e listave me të paktën 2/ 3.

NISMA THURJE Nga të gjithë këto organizime qytetarësh dhe intelektua­lësh, Nisma Thurje është më e vjetra. E nisur si një bashkim të rinjsh dhe intelektua­lësh që organizoni­n protesta për probleme të ndryshme, që nga ato të minatorëve apo naftëtarëv­e të Fierit, Nisma Thurje, në vitin e fundit, ka shfaqur ambicie të pastra për t’u bërë një parti politike. Kjo lëvizje nuk ka një kryetar të deklaruar, por janë disa intelektua­lë që janë parë në ballë të organizime të saj si Endri Shabani, Pano

Soko apo edhe Erion Kristo. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pano Soko nuk e hodhi poshtë mundësinë e shndërrimi­t të Nismës në parti politike dhe që të garojë në zgjedhje, duke qenë se tashmë u hapën listat për deputetë. Me këtë lëvizje janë parë afër edhe disa deputetë të opozitës së re si, Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.

VETËVENDOS­JE Në prillin e 2021, Lëvizja Vetëvendos­je bën fiks dy vite nga dita e hapjes së degës së saj në Shqipëri. Organizata aktualisht është ende me statusin e një OJF- je dhe ende nuk është shndërruar zyrtarisht në parti politike. Por aksionet përgjatë këtij viti në Shqipëri, e kanë treguar haptazi ambicien e tyre për tu kthyer në një parti politike dhe matur forcat në ambientin politik shqiptar. Vetëvendos­je në Tiranë drejtohet nga Bojken Abazi, i cili në momentin e themelimit dhe regjistrim­it të saj në gjykatë, mori mbështetje unanime nga bordi. “PARTIA E MURRIZIT”

Ndryshe nga gjithë të tjerat në këtë listim, partia që pritet të krijohet nga Myslim

Murrizi dhe deputetët e tjerë opozitare do të ketë “luksin” që të jetë parlamenta­re dhe nuk do të jetë e nevojshme që të mbledhë firma për të hyrë në garë. Myslim Murrizi e ka deklaruar shumë herë, që në shtator pritet që të prezantohe­t me një formacion të ri politik, por ende nuk ka shumë detaje se sa deputetë të opozitës së re do t’i bashkohen. Ndërsa sa i përket emrit, ende nuk ka zyrtarizim, por një “hashtag” nga deputeti tjetër opozitar me emrin “Lëvizja Demokratik­e Shqiptare”, la të nënkuptuar se ky mund të jetë emri i ri i kësaj partie.

“POLI I TRETË” Një pol i tretë në politikën shqiptare, kjo është lëvizja më e fundit që është paralajmër­uar nga ish- kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Pasi u tërhoq nga jeta politike në vitin 2017, Spahiu ka vijuar të jetë aktiv në jetën publike dhe para disa ditësh me anë të një shkrimi ka lënë të nënkuptuar se do të tentojë të krijojë një “pol të tretë” në politikën shqiptare. Në këtë përpjekje ai mund të ketë në krah edhe disa ish- politikanë që janë në opozitë me Ramën, por që nuk e pëlqejnë lidershipi­n e Bashës në opozitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania