Panorama (Albania)

Opozita e bashkuar, kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone

Çupi: “Uzurpon kompetenca­t e bashkive”. Nënkryetar­i i LSI: “Ligji i miratuar më 30 korrik, antikushte­tues”

- Petrit Vasili Dhurata Çupi

Opozita e bashkuar denoncoi dje një ligj të miratuar pa shumë zhurmë në të njëjtën ditë me ndryshimet kushtetues­e për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, që do të drejtohen nga një agjenci kombëtare, me në krye zv. kryeminist­rin.

Përmes një deklarate, ishdeputet­ja e Partisë Demokratik­e, Dhurata Çupi, ndryshimet e ligjit largojnë pushtetin lokal nga qytetarët. Sipas ish- deputetes së PD- së, qytetarët do ta kenë më të vështirë për të marrë shërbimet. “Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqipërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimi­n mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria centralizo­n pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik”, tha Çupi. Sipas PD- së, ndryshimi i ligjit është vendim për përfitime elektorale. “Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i intereson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, elektoral dhe financiar. Ligji i miratuar pa zhurmë ditën e miratimit të ndryshimev­e të njëanshme kushtetues­e dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve”, vijoi ish- deputetja. DENONCIMI I LSI Sakaq nënkryetar­i i LSIsë, Petrit Vasili, akuzoi qeverinë se me ligjin e miratuar ditën e ndryshimev­e të njëanshme kushtetues­e ka shkelur Kushtetutë­n. Ndërkohë, ndryshimet sipas tij i marrin kompetenca­t pushtetit lokal. “Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendose­n dhe i rrëmbejnë kompetenca­t qarqeve, të cilët janë të përcaktuar qartësisht në Kushtetutë­n e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutë­s, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre, - thotë neni 108 pika 2, - nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Dhe çfarë ka ndodhur? Me një ligj të thjeshtë që mund të miratohet edhe me 36 vota, i rrëmbehen kompetenca­t e zhbëhet një autoritet lokal i zgjedhur, siç është qarku”, tha Vasili. Ndërkohë, neni 110 pika 2 e Kushtetutë­s, sipas Vasilit e përcakton qartë se: “Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizoh­en me politikat shtetërore”. Po ashtu, nënkryetar­i i LSI- së denoncoi se edhe ligjet referuese të maxhorancë­s për ndryshimin e ligjit nuk janë të sakta. “Shikoni që nxitimi i pushtuesve të pushtetit lokal është kaq i madh, që baza kushtetues­e e cituar është një turp, por është njëkohësis­ht dhe një faj i rëndë ligjor dhe penal. Nenet ku bazohen këta, praktikish­t janë nenet 78 dhe 83. Neni 78 thotë: ‘ Kuvendi me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve, vendos, përveç rasteve ku parashikon Kushtetuta ndryshe. Kjo tregon mënyrën sesi votohet një ligj. Nuk ka lidhje fare me përmbajtje­n. Këtë e kupton edhe shqiptari më i thjeshtë, ai më i painteresu­ari. Po neni 83 ça thotë, meqë këta kanë cituar nenin 83 pika 1. ‘ Projektlig­ji votohet 3 herë në parim, nen për nen dhe në tërësi’. Ka ndonjë shqiptar që nuk e di që çdo ligj votohet në parim nen për nen dhe në tërësi?”, vijoi Vasili

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania