Panorama (Albania)

Vritet me sende të forta 57- vjeçari, autori në kërkim

Policia në kërkim të autorit, telefonoi familjarët pas krimit

-

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e së mërkurës Gjirokastr­ën, pasi u gjet i pajetë një 57- vjeçar brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican- Suhë.

Sipas bluve të Gjirokastr­ës, në trupin e viktimës kishte shenja dhune dhe dyshimet janë që ai të jetë goditur me sende të forta. "Në aksin rrugor rural PolicanSuh­ë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastë­r, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariat­it të Policisë Gjirokastë­r kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrolloj­në zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve", njoftoi Policia.

NGJARJA Viktima e ngjarjes, që ka lënë të habitur banorët e zonës malore, është Gëzim Saraçi, banues në fshatin Humelicë të Gjirokastr­ës. Babai i tre fëmijëve në moshë madhore, dy vajza e një djalë, ishte një emër i njohur për zonën. Ai punonte rregullish­t në këtë segment rrugor për transport mallrash, drurësh apo inertesh dhe njihej si një person i qetë në zonë. "Panorama" mëson se autori i dyshuar i krimit po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinë­n ku dhe u gjet i pajetë 57vjeçari. Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori dyshohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. Autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbë jetën. Burimet për gazetën "Panorama" bënë të ditur se autori dyshohet të jetë nga fshati Dervician i Dropullit. Pas ngjarjes ai ka telefonuar familjarët e tij, duke u pohuar se "e kishin vrarë". Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit, të cilët kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë gjetur viktimën. Ndërsa nuk ka pasur asnjë gjurmë nga autori që mendohet të jetë po i plagosur. Forca të shumta policore, të ndihmuara edhe nga banorë të zonës, nisën kërkimin e autorit duke bërë një krehje të zonës, në një terren malor dhe të thepisur. Telefonata e kryer nga autori ngre dyshimet se edhe ai mund të jetë i plagosur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania