Panorama (Albania)

Mbajti peng në makinë 34- vjeçarin, arrestohet i riu

29- vjeçari nga Durrësi dyshohet se e ka kërcënuar me jetë

-

Mori peng lezhjanin, arrestohet 29- vjeçari nga Durrësi. Ngjarja është regjistrua­r ditën e martë në zonën e Plazhit në Durrës, e njohur si Lagjja 13. Sipas Policisë, F. K., 29 vjeç, banues në Durrës, ka marrë peng duke e mbajtur forcërisht në makinën e tij shtetasin me iniciale D. Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë. Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka lajmëruar Policinë për atë që i kishte ndodhur, menjëherë sapo 29vjeçari e la të lirë. Sipas 34- vjeçarit, durrsaku e ka kërcënuar me jetë dhe në panik e sipër, ai iu drejtua Policisë. Blutë e Postës së Policisë së Plazhit u vunë menjëherë në lëvizje duke arrestuar pengmarrës­in. "Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ' Heqja e paligjshme e lirisë'. Ky shtetas, në Lagjen 13, për motive pronësie ka mbajtur rreth një orë në makinë pa dëshirën e tij shtetasin D. Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë", bëri të ditur Policia. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se shkak për këtë pengmarrje është bërë një borxh i pashlyer i 34- vjeçarit kundrejt 29- vjeçarit, i cili ka deklaruar se ia kishte kërkuar disa herë, por që lezhjani kishte refuzuar t'ia kthente borxhin. "Nuk është se e mora peng. E mora në makinë për t'i kërkuar borxhin që më kishte. As e kam dhunuar dhe as i kam bërë presion, thjesht i kërkova atë që më takon. Pyeteni nëse e kam dhunuar gjatë kohës që ndodheshim në makinë, absolutish­t jo. Ai mund të thotë çfarë të dojë, pasi kërkon që të dalë i larë nga kjo histori. Ai do të përfitojë, por unë nuk do të ndalem deri sa të marr mbrapsht borxhin që më ka", ka deklaruar 29- vjeçari për grupin hetimor. Ndërkohë grupi hetimit vazhdon hetimet, ndërsa 29- vjeçari akuzohet për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Nuk është se e mora peng. E mora në makinë për t'i kërkuar borxhin që më kishte. As e kam dhunuar dhe as i kam bërë presion, thjesht i kërkova atë që më takon. Pyeteni nëse e kam dhunuar gjatë kohës që ndodheshim në makinë, absolutish­t jo. Ai mund të thotë çfarë të dojë, pasi kërkon që të dalë i larë nga kjo histori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania