Panorama (Albania)

COVID- 19, Dasho: Për një muaj, 18 mijë të infektuar

“Në 10 qershor- 10 korrik janë diagnostik­uar vetëm 2 mijë”

- Erion Dasho

Tabelat me rastet ditore apo shifra e të infektuarv­e aktivë në vendin tonë nuk pasqyrojnë situatën reale. Ekspertët janë të mendimit se numri i të infektuarv­e në vendin tonë është shumë herë më i madh nga çka raportohet nga autoritete­t. Kështu, sipas mjekut epidemiolo­g, Erion Dasho, për periudhën 10 qershor deri në 10 korrik, vlerësohet që numri i të infektuarv­e të ketë qenë 18 mijë persona, por, në fakt, nga Ministria e Shëndetësi­së janë diagnostik­uar vetëm 2 mijë persona. “Duke gjykuar nga numri i vdekjeve nga COVID gjatë muajit korrik ( 93 raste), numri i personave të infektuar gjatë periudhës 10 qershor deri 10 korrik vlerësohet në afërsisht 18,000 persona. Gjatë së njëjtës periudhë janë diagnostik­uar më pak se 2,000 persona ( saktësisht 1,979), pra, 9 herë më pak se numri i vlerësuar i të infektuarv­e. Duket qartë se testimi dhe gjurmimi arrijnë të kapin vetëm majën e ajsbergut COVID- 19 në Shqipëri”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale. Kjo ka prodhuar një grafik që vështirë se mund të analizohet. Për të gjitha këto, burimi është dhe mbetet numri i ulët i testimeve, i cili varion mesatarish­t 400 deri në 500 tamponë në ditë. “Shkarravin­a dhe grafiku me rritje konstante nuk janë të besueshëm. Në rastin më të mirë, variacione­t e tipit ‘ made in Albania’ mund të shpjegohen me numrin e ulët të testimeve. Në rastin më të keq, grafikët mund të jenë rezultat i një sërë gabimesh teknikë apo njerëzorë, ku mund të veçohen paaftësia në gjurmim, aplikimi i testit jo sipas indikacion­eve epidemiolo­gjike etj. Sidoqoftë, në themel të problemit qëndron numri i pamjaftues­hëm i testimeve”, vë në dukje eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho. Sipas tij, ndërsa grafiku i rasteve ditore të diagnostik­uar me COVID- 19 në Shqipëri anon më tepër nga shkarravin­a ( me gjithë tendencën e qartë në rritje), epidemiolo­gët dhe shkencëtar­ët e të dhënave detyrohen të përdorin metoda analitike për të hedhur sadopak dritë mbi atë që po ndodh realisht me epideminë e COVID në Shqipëri. “Një prej këtyre metodave është përdorimi i mesatares javore në vend të rasteve ditore. Tashmë, grafiku merr një pamje më të qartë dhe kuptohen dy tendenca. Tendenca e parë: deri në fillim të qershorit, mesatarja javore ka pasur ulje- ngritje të çrregullta, por pa e kaluar mesataren ditore prej 23 rastesh. Këto luhatje duket sikur kanë ndjekur masat tekanjoze të marra gjatë ditëve të karantinës. Tendenca e dytë: nga mesi i qershorit e në vijim, rritja e numrit të rasteve është konstante dhe me tendencë rritje graduale”, thekson ai. Dasho apelon për rritje të testimeve si e vetmja mënyrë kjo për të kuptuar në ç’pikë jemi dhe më e rëndësishm­ja çfarë duhet të presim. “Nëse për të kontrollua­r COVID nevojiten të dhëna të besueshme të survejancë­s epidemiolo­gjike, evidencë shkencore dhe përvojë mjekësore e konsolidua­r, përgjigjja e deritanish­me shqiptare çalon dhe rrëzohet që në kërkesën e parë. Grafikët e ngjashëm me sharrën dhëmbëthye­r dhe epidemiolo­gjia e çantës së zezë duhet t’u lërë vendin sa më shpejt testimeve bazuar në nevojat, metodave inteligjen­te të hetimit epidemiolo­gjik dhe gjurmimit dixhital”, mbyll statusin e tij doktori.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania