Panorama (Albania)

PLANI PËR PËRBALLIMI­N E SITUATËS

- TIRANE

Pjesa dërrmuese e të infektuarv­e me COVID- 19 po ndiqen në kushte shtëpie nga mjekët e familjes, ndërsa vetëm 4.2 për qind e rasteve aktive janë duke marrë trajtim mjekësor në dy spitalet COVID.

Shqetësues­e situata paraqitet në pavijonet e reanimacio­nit, ku aktualisht gjenden 21 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intensive. Përfaqësue­sja e task- forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësi­së, Eugena Tomini, bëri me dije një ditë më parë se në Spitalin Infektiv dhe në spitalin ‘ Shefaqet Ndroqi’ në kryeqytet po trajtohen pacientët e dyshuar me infeksioni­n Sars- Cov- 2, duke lënë të nënkuptohe­t se numri i shtrimeve është më i lartë se nga ai i raportuar. “Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronaviru­si po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolle­ve të përcaktuar­a, aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 110 pacientë të konfirmuar pozitivë, ku 21 pacientë janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu, në dy spitalet COVID- 1 dhe COVID- 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazherike si të prekur nga COVID- 19, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet”, tha Tomini. HUMBJET E JETËS Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, duke e çuar në 182 numrin e personave që e kanë humbur betejën me COVID- 19 që nga fillimi i pandemisë. “Edhe pas përpjekjev­e të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID, një 58- vjeçar nga Durrësi, një 70- vjeçar nga Kruja, dhe një 82- vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63- vjeçar nga Kukësi, një 64vjeçar nga Shkodra, një 69vjeçar nga Elbasani”, u shpreh Tomini.

RASTET AKTIVE Lidhur me rastet e reja, dje është arritur një tjetër rekord. Nga 561 teste të kryera kanë rezultuar të prekur 139 persona, pjesa më e madhe e të cilëve në Tiranë. “Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID- 19. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësi­së. Me gjithë rastet ditore të identifiku­ara

Janë mbi 1 mijë persona të diagnostik­uar me COVID19, të cilët po ndiqen aktualisht në kushte shtëpie nga mjekët e familjes. Por, me heqjen e kufizimeve dhe uljen e temperatur­ave, numri i të infektuarv­e pritet të vijë në rritje. Ministrja e Shëndetësi­së, Manastirli­u, tha të martën se është gati plani për përballimi­n e situatës në periudhën vjeshtë- dimrit. “Ne po përgatitem­i për të përballuar situatën e vjeshtë- dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierë­ve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapacitete­ve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapacitete­ve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalim­i i kontrollit të infeksione­ve te masat për vijimin e trajtimeve bashkëkoho­re të pacientëve me Covid19”. pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania