Panorama (Albania)

Politikat monetare, Sejko: Rritja ekonomike nis në 2021

"Pasojat e pandemisë do reduktohen, rikuperimi i ngadaltë"

- TIRANE

Ecuria e mëtejshme e pandemisë do të diktojë situatën ekonomike bashkë me politikat monetare që do të ndërmarrë Banka e Shqipërisë në vijim.

Në mbledhjen e një dite më parë, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit dhe atë të depozitës dhe kredisë njëditore. Në skenarin bazë, BSH parashikon që në 3- mujorët e ardhshëm të vijojë rënia ekonomike, ndërsa një rritje e ngadaltë do të mund të shihet vetëm në fillimviti­n e ardhshëm. Në mbledhjen e djeshme, Guvernator­i i Bankës, Gent Sejko, nënvizoi se falë ndërhyrjes së sektorit bankar, janë amortizuar goditjet ekonomike si shkak i pandemisë, teksa paralajmër­oi se një zgjatje e theksuar e saj dhe rikthimi i masave të kontrollit do të vendosë në rrezik balancat. "Relaksimi i masave të distancimi­t social gjatë fundit të tremujorit të dytë, si dhe stabilitet­i monetar dhe financiar i vendit, kanë krijuar premisa për një rikuperim gradual të aktiviteti­t ekonomik në periudhën në vijim. Gjithsesi, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm nëse ka zgjatje të theksuar në kohë të pandemisë dhe riprezanti­mi i masave të distancimi­t social si dhe probleme në mekanizmin e transmetim­it të politikës monetare në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit te sektorit privat". PASOJAT E PANDEMISË

Në bilancin ekonomik të tre muajve që lamë pas, Guvernator­i deklaroi se pandemia ka vënë në vështirësi biznese e familje, me mbylljen e aktivitete­ve që kanë lënë pa punë shumë persona. Të dhënat flasin për rritje të inflacioni­t e gjithashtu rritje të papunësisë. "Rënia e kërkesës për mallra e shërbime dhe mbyllja e përkohshme apo rritja e kostove për disa kategori aktivitete­sh, është pasqyruar në një sërë treguesish ekonomikë. Inflacioni shënoi rritje të lehtë në tremujorin e dytë, duke regjistrua­r një nivel mesatar prej 1.9%. Po ashtu, rënia e aktiviteti­t ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhi publik gjatë vitit 2020". Sejko shton se efekti i pandemisë do të vijë progresivi­sht drejt reduktimit në dy 3- mujorët pasues. Dy janë skenarët ekonomikë në vazhdim. I pari, nëse situata epidemiolo­gjike vjen në përmirësim, aktiviteti ekonomik do të shënojë pikun e ngadalësim­it për t'iu rikthyer rritjes në vitin 2021. "Rritja e kërkesës agregate pritet të shoqërohet me rritje të punësimit dhe rritje të pagave e të kostove të prodhimit, duke krijuar premisa për kthimin e inflacioni­t në objektiv brenda vitit 2022", shton Sejko, duke folur më pas për skenarin më të keq të mundshëm që ka të bëjë me përkeqësim­in e situatës, e cila do të prishë të gjitha balancat ekonomike. Sidoqoftë, deri tani tregjet financiare shfaqen relativish­t të qeta, kostot e financimit të sektorit privat mbeten të ulëta, kursi i këmbimit i qëndrueshë­m, ndërsa sektori bankar vijon të shfaqë tregues të mirë likuiditet­i.

VENDIMET Përveç vendimit për mbajtjen të pandryshua­r të normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësis­ht në nivelet 0.1% dhe 0.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi: Mbylljen me faza të aktiviteti­t të ndërmjetës­imit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Kjo nënkupton se BSH në dy vitet e ardhshme do të heqë mundësinë për të investuar në bono thesari. Kjo gjë, mund të kryhet vetëm nga institucio­net e tjera financiare të licencuara për këtë shërbim.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania