Panorama (Albania)

Tabaku: Detyrimet e prapambetu­ra rriten në 70 miliardë lekë

- Jorida Tabaku

Ish- deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se ka rritur detyrimet e prapambetu­ra ndaj kompanive private, të cilat kanë kryer punime për llogari të shtetit. Përmes një postimi në "Facebook", Tabaku shprehet se sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, detyrimet e prapambetu­ra në 2019 kanë arritur në 70 miliardë lekë, nga 60.3 miliardë që ishin një vit më parë. Ndërkohë, sipas Tabakut, qeveria ka premtuar të kundërtën. "Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetu­ra, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbullua­r borxhe ndaj biznesit prej 70 mld lekë, ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastruk­turë si vit elektoral. Historia e detyrimeve të prapambetu­ra që fshihen nga qeveria, për t'u evidentuar sa nga FMN- ja dhe nga KLSH- ja. Në vitin 2018, detyrimet e prapambetu­ra sipas raportit zyrtar të KLSHsë ishin 60.3 mld lekë, ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta", shkroi Tabaku. Më tej, ish- deputetja akuzoi qeverinë se fsheh borxhin real të shtetit. "Për çdo vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin ka treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh sesa ajo që pohon qeveria. Rritja e detyrimeve të prapambetu­ra, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se qeveria nuk ka një vizion të qëndrueshë­m ekonomik. Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëv­e, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofi­k për ekonominë e vendit, që nuk po merr mbështetje­n e duhur. Paketat ekonomike të qeverisë ishin qesharake dhe të padobishme për biznesin, garancia sovrane ishte një karrem ku bizneset nuk ranë pre, ndërsa aktualisht mungon një paketë rigjenerue­se për ekonominë", vijoi Tabaku.

PREMTIMI Përpos akuzave ndaj qeverisë, Tabaku premtoi se qeveria e ardhshme e djathtë do të lehtësojë barrën e taksës dhe do të rimbursojë TVSH- në. "Nuk ka asnjë habi për rrugën pa krye që ka marrë Rama dhe shpura e tij. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta vendosur ekonominë më funksion të qytetarëve dhe duhet t'i japim fund keqpërdori­mit të taksave dhe parave të shqiptarëv­e me PPP dhe shpenzime joeficient­e në ekonomi. Vendi ka nevojë për frymëmarrj­e, ekonomia ka nevojë për incentiva dhe politika të reja fiskale. Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmim­i i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë", shkroi Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania