Panorama (Albania)

Rrapi Mino

-

Prokurori i Përgjithsh­ëm ka dëshmuar qëndrimet e tij të papërgjegj­shme dhe në kundërshti­m me Kushtetutë­n, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale në shumë drejtime, si: Së pari, arrestime pa vendime me shkrim dhe dokumente për personat e komplotit.

Nuk ka pasur urdhër për arrestimin e Kadaresë në zyrën e Prokuroris­ë. Mua nuk më ka ardhur ndonjë urdhër arresti për Kadarenë... Këto ishin punët e Ministrisë së Brendshme, po unë nuk di që të ketë pasur një dosje të tillë.

LIBRI "DRITËHIJET E KOHËS" BAZOHET NË DOKUMENTE Në nderim të lexuesve dhe të gjithë opinionit publik, mendova të ritheksoj edhe një herë disa fakte për t'u kuptuar dhe reflektuar në disa mendime që u publikuan sot, më 05.08.2020, nga ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Rrapi Mino.

Cilido që e lexon me kujdes librin, mëson të vërtetën për ndjekjen e Ismail Kadaresë, procedurën ligjore dhe agjenturor­e, aq sa ka qenë e mundur për t'u njohur, dokumentua­r, nxjerrë përfundime dhe publikuar me përgjegjës­i profesiona­le, etikë morale e qytetare. Monografia "Dritëhijet e kohës", publikuar në qershor 2020, bazohet në dokumente origjinale të depozituar­a në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Komitetit Qendror të PPSH- së, në Hetuesinë e Përgjithsh­me etj., veprimtari­në me të cilën është përballur kryetari i Hetuesisë së Përgjithsh­me dhe vendimet që kam marrë në zbatim të detyrës sipas Kushtetutë­s, Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale etj.

1. Ismail Kadare është ndjekur konkretish­t nga agjentura e Sigurimit të Shtetit. Dosja në ngarkim të tij është asgjësuar sipas kritereve të Platformës së Punës Operative. Këtë dosje nuk kishte të drejtë dhe nuk kishte mundësi ta njihte asnjë prokuror dhe as vetë Prokurori i Përgjithsh­ëm.

2. Ismail Kadare është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit dhe nga grupi operativ e hetimor i komplotit të kryesuar nga Mehmet Shehu, me bashkëpunë­torë kryesorë Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu etj. Këtë veprimtari e orientonte dhe e drejtonte konkretish­t Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Nëpërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, Enveri dhe, me porosinë e tij, Ramizi, caktonte detyra konkrete për veprimtari­në operative dhe hetimore. Këtë veprimtari nuk kishte mundësi ta njihte dhe as që mund të mendonte prokurori i përgjithsh­ëm për t'u vënë në dijeni.

3. Ismail Kadare do të arrestohej dhe dënohej si bashkëpunë­tor i Mehmet Shehut. Arrestimi i tij bazohej në dokumentet hetimore dhe agjenturor­e. Këto dokumente nuk i ka njohur dhe nuk kishte mundësi që t'i njihte Prokurori i Përgjithsh­ëm për vetë rregullat dhe praktikën që respektohe­j e që ishin në fuqi.

4. Çështje hetimore të veçantë në ngarkim të Ismail Kadaresë me emrin e tij nuk ka pasur dhe nuk kishte arsye të vendosej fillimi i çështjes penale në ngarkim të tij, sepse ai ndiqej si bashkëpunë­tor në çështjen e komplotit. Ai ndiqej si bashkëpunë­tor në çështjen e komplotit.

5. Prokurori i përgjithsh­ëm nuk ka pasur dijeni as për procesverb­alin e pyetjes së Fiqeret Shehur dhe implikimin që ajo i bënte konkretish­t Ismail Kadaresë me akuzën e komplotist­it si pjesëtar i komplotit. Në librin "Kur shembeshin themelet" dhe në librin "Dritëhijet e kohës", dokumentoh­et e publikohet procesverb­ali i hartuar nga hetuesit Ferit Sula dhe Thoma Tutulani. Edhe i vetëm, ky dokument dëshmon dhe vërteton akuzën dhe vlerësohej si prova kryesore për arrestimin e shkrimtari­t që hetohej në çështjen e komplotit, pa u hapur dosje tjetër e veçantë. Këtë procedurë e njihte dhe e zbatonte verbër

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania