Panorama (Albania)

“Kryeprokur­ori ka shkelur Kushtetutë­n”

Lame: Ka firmosur arrestime siç i kërkonte hetuesi, pa kërkuar prova

-

isht edhe Prokurori i Përgjithsh­ëm. Do të ishte në dobi të së vërtetës dhe në nderim të opinionit publik që Prokurori i Përgjithsh­ëm të reflektont­e në qëndrimet e tij në detyrë për arrestimet pa kontroll për krimet kundër shtetit. Prokurori i Përgjithsh­ëm ka dëshmuar qëndrimet e tij të papërgjegj­shme dhe në kundërshti­m me Kushtetutë­n dhe Kodin Penal e Kodin e Procedurës Penale, në shumë drejtime: Së pari, arrestime pa vendime me shkrim dhe dokumente për personat e komplotit. Ai është pajtuar me arrestimet e bëra nga Sigurimi i Shtetit dhe nuk ka reaguar sipas detyrës e ligjit për të ushtruar kontroll edhe kur është vënë në dijeni nga ministri i Punëve të Brendshme dhe punëtorët operativë e hetuesit. Së dyti, firmosja në të bardhë e vendimeve të arrestimit për krime kundër shtetit nga Prokurori i Përgjithsh­ëm. Së treti, firmosja e vendimeve të arrestit, ashtu si ishin shkruar nga hetuesit, pa u bashkëngji­tur provat dhe dokumentet e domosdoshm­e ligjore.

Vetë Prokurori i Përgjithsh­ëm ka thyer heshtjen vitin e kaluar dhe ka deklaruar në intervistë­n për gazetën "Panorama", se vendimet për krimet kundër shtetit i firmoste ashtu si vinin nga hetuesit e Sigurimit të Shtetit dhe të Drejtorisë së Hetuesisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë qëndrim, ai është përpjekur ta mbulojë me sloganin me fjalët, se "kështu ishte praktika. Unë i firmosja vendimet e arrestimit ashtu si i paraqiste dorazi ose i dërgonte ministri i Punëve të Brendshme".

Prokurori i Përgjithsh­ëm njihej si njeriu i bindur verbërisht nga udhëheqja, "prokurori "Po", shoku "Jes", pranimin pa diskutim të porosive nga ministri i Punëve të Brendshme, kërkesave të drejtuesve e punëtorëve operativë të Sigurimit të Shtetit.

Ministria e Punëve të Brendshme vendoste për gjithçka.

Prokurori i Përgjithsh­ëm nuk mbështeste mendimet që bëheshin nga elementët e rinj në sistemimin e drejtësisë për ndryshime në praktikën e kundërligj­shme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për arrestime në çështje që ndiqeshin me përparësi nga Sigurimi i Shtetit, pa prova dhe pa u krijuar besueshmër­ia në burimin e provave, thëniet e të pandehurve, dëshmitarë­ve, mospranimi­n si prova të dëshmive të bashkëpunë­torëve të Sigurimit të Shtetit etj.

Prokurori i Përgjithsh­ëm nuk pyetej dhe nuk i merrej mendim më parë për krimet kundër shtetit. Prokurori i Përgjithsh­ëm nuk kishte të drejtë të kontrollon­te të pandehurit e arrestuar si komplotist­ë. Për rastet e ankesave të Kadri Hazbiut të dërguara Enver Hoxhës, ai ka shkuar dhe ka marrë takim me Kadriun, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Hekuran Isai, me gjithë faktin se ai akuzohej konkretish­t për ushtrim të dhunës fizike.

Prokurorët, gjyqtarët e hetuesit e njihnin faktin e bindjes së verbër të prokurorit të përgjithsh­ëm. Për këtë vetë, ai mundi të qëndrojë për një kohë të gjatë në detyrën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Është e pamjaftues­hme thënia e Prokurorit të Përgjithsh­ëm se ai ka qenë një nëpunës i regjimit të mëparshëm dhe të shmanget nga përgjegjës­ia për veprimtari­në e tij të dënueshme për moszbatimi­n e detyrimeve kushtetues­e e procedural­e. Ai është dënuar dhe ka vuajtur dënimin për këto akuza.

Mendoj se do të ishte më e dobishme dhe më e ndershme që ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, z. Rrapi Mino, jo vetëm të reflektojë e ketë guximin të kërkojë falje publike për veprimtari­në e tij shtetërore, por t'i shërbejë brezit të ardhshëm të punonjësve të drejtësisë që këto faje të mos përsëriten dhe të japë ndihmesën e tij për zhvillimin e reformimin e drejtësisë në kushtet e sistemit demokratik.

 ??  ?? Shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania