Panorama (Albania)

Guardiola: Po nuk e fitova Champions- in, kam dështuar

-

Pep Guardiola përgatitet për t'u përballur me Realin e Madridit, në ndeshjen e kthimit të 1/ 8- ave të Ligës së Kampioneve, pas avantazhit 2- 1 siguruar në ndeshjen e vajtjes në" Bernabeu". Trajneri i Mançester Sitit, i cili e ka ngritur trofeun dy herë me Barcelonën ( 2009 dhe 2011), e di se cilat janë pritshmëri­të ndaj skuadrës së tij dhe e ka objektivin e qartë. "Duhet të fitojmë, sepse nuk e di se çfarë do të ndieja duke parë që nuk ka ndodhur akoma, - tha tekniku katalanas gjatë një interviste për "DAZN". - E provova në vitin tim të parë, në të dytin, në të tretin, i katërti... në të gjitha sezonet që kam qenë këtu. E kam provuar gjithnjë. Mund ta fitoj, nëse nuk e bëj, atëherë do kem dështuar. E rëndësishm­e është ta provosh. Ajo që kam fituar në të shkuarën, nuk më jep të drejtën morale të di më shumë". Në pritje të sfidës të së premtes në "Etihad", ku skuadra e tij është favorite për të siguruar një biletë në çerekfinal­en e Lisbonës, Pep flet edhe për fiksimin për fitoret: "Në sport, më shumë humbet sesa fiton. Jam përpjekur që të ruaj qetësinë pas një suksesi, përpiqem që të mos fle keq një natë pas një humbjeje dhe t'ia rinis nga fillimi".

Zidan - Tekniku i Sitit komenton edhe kundërshta­rin e tij, Zinedin Zidan, duke e respektuar trajnerin e Realit për punën e tij gjatë këtyre viteve në Madrid. Të thyesh Barcelonën nuk është pak, sipas Guardiolës: "Nëse ka bërë këtë që ka bërë, duke fituar Ligën e Kampioneve tri herë radhazi dhe duke i hequr Barcelonës tre tituj kur Barcelona ka dominuar në 10 vitet e fundit si askush në botë, tregon aftësinë e tij".

Klop - Një tjetër rival i madh i tij gjatë këtyre sezoneve të fundit ka qenë trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop: "Është rivali më i vështirë që kam pasur përballë në karrierën time. Dominon në gjithçka. Nëse e lë të dominojë, të bllokon në zonë dhe nuk del dot më. Dhe kur je ti duke dominuar, vrapojnë si asnjë tjetër dhe janë shumë të shpejtë në tërheqje. Janë shumë të fortë edhe në strategjin­ë e ndeshjes".

Futboll në COVID- 19 - Në fund, edhe një batutë për futbollin në kohën e koronaviru­sit: "Shpresojmë që të mos largohemi nga tifozi dhe t'i dedikohemi vetëm biznesit. Në këtë moment mund të mendohet vetëm për biznesin, sepse tifozi nuk mund të vijë në stadium. Por nuk është një problem vetëm i futbollit, është një problem për dyqanet, restorante­t, punëtorët në përgjithës­i, muzikantët, libraritë. Në të gjithë botën e shërbimeve po mundohen të përshtaten me këtë situatë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania