Panorama (Albania)

Pronat, dokumentet për të marrë kompensimi­n

Kadastra hap aplikimet për 1200 pronarët e shpronësua­r për efekt të legalizime­ve. Kërkohet dëshmi e trashëgimi­së, prokurë, numër llogarie

- TIRANE

Nisin procedurat për kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet pa leje.

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar një ditë më parë hapjen e aplikimeve për 1200 pronarë të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues. "Në zbatim të VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 ' Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, që preken nga ndërtimet informale', i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralit­etet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 604, datë 29.07.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesv­e do të fillojë në datën 12.08.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", ka bërë me dije ATP.

FONDI Gazeta boton sot emrat e përfituesv­e në Tiranë dhe rreth, e të cilët në fazën e parë do të kenë mundësi të marrin 5 këste shpërblim në masën 70 për qind të vlerës që ka prona sot në treg. Fondi që do të ndahet për këto familje, sipas vendimit të qeverisë, kap vlerën e rreth 5 milionë dollarëve. Sakaq, për rastet me mbivendosj­e apo që kanë konflikti ndarja e parave në masën respektive do të bëhet pas përfundimi­t të procesit gjyqësor.

DOKUMENTET Lidhur me dokumentet që duhet të dorëzohen, krahas kërkesës për kompensimi­n e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicio­n nga ATP, pronarët që kanë emrin në listë duhet të dorëzojnë: Dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, numër llogarie. Po ashtu, kërkohet fotokopje e dokumentit të identifiki­mit si edhe mandatpage­sën që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 lekë. "Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentac­ioni gjatë procedurav­e të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm", ka sqaruar Agjencia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania