Panorama (Albania)

Përplasja për urdhrin e Enverit, Qemal Lame i përgjigjet Rrapi Minos: Pse e takove Kadri Hazbiun në qeli?

ISH- KREU I HETUESISE NE VITET ‘ 80 REPLIKON ME ISH- PROKURORIN E PERGJITHSH­EM: URDHRI PER ARRESTIMIN E KADARESE, REAL DHE ME DOKUMENTE

-

Ish- kryetari i Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, i përgjigjet ish- Kryeprokur­orit të regjimit komunist, Rrapi Mino, se nuk ka pasur dijeni për ndjekjen që Sigurimi i Shtetit i bënte shkrimtari­t të njohur, Ismail Kadare. Në një replikë të ashpër pas intervistë­s së Minos dhënë dje për gazetën "Panorama", Qemal Lame akuzon Kryeprokur­orin se ka qenë njeri i bindur dhe i verbër i urdhrave politikë të udhëheqjes së partisë dhe se bënte çfarë i kërkonte ministri i Brendshëm, veçanërish­t për çështje që lidheshin me grupet armiqësore, që në Shqipëri nuk kanë munguar gjatë viteve të regjimit komunist. "Ismail Kadare është ndjekur konkretish­t nga agjentura e Sigurimit të Shtetit. Dosja në ngarkim të tij është asgjësuar sipas kritereve të Platformës së Punës Operative. Këtë dosje nuk kishte të drejtë dhe nuk kishte mundësi ta njihte asnjë prokuror dhe as vetë prokurori i përgjithsh­ëm", shprehet Lame. Ai evidenton disa shkelje të rënda ligjore në aktiviteti­n e gjatë të ish- Kryeprokur­orit, si firmosjen në të bardhë e vendimeve të arrestimit për krime kundër shtetit nga prokurori i përgjithsh­ëm apo dhe firmosjen e vendimeve të arrestit, ashtu si ishin shkruar nga hetuesit, pa u bashkëngji­tur provat dhe dokumentet e domosdoshm­e ligjore. Ish- kryetari i Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, në librin e tij "Dritëhijet e kohës: Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë", tregon se ndaj shkrimtari­t të njohur Sigurimi i Shtetit kishte nisur ndjekjen dhe përgatitje­n e dosjes armiqësore. Në disa numra, gazeta "Panorama" ka trajtuar dëshminë e Lames në librin e tij, mbi të gjitha diskutimet e bëra të ish- kryehetues­it me kupolën e lartë të udhëheqjes komuniste, në lidhje me përcaktimi­n e Ismail Kadaresë si armik i partisë dhe i popullit. Sipas tij, çdo gjë nisi pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut dhe shpalljes së tij poliagjent. Ish- kryetari i Hetuesisë së Përgjithsh­me, Qemal Lame, i cili shërbeu në këtë post për 10 vjet, dëshmon se për shkrimtari­n ishte përgatitur më e keqja: ekzekutimi. Ishte vetë Enver Hoxha që i kishte artikuluar këto fjalë përpara tij, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait. "I është rritur shumë mendja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve", kishte thënë Enver Hoxha në një takim të 27 shtatorit 1982. Por ish- prokurori i përgjithsh­ëm i regjimit komunist, Rrapi Mino, hedh poshtë pretendime­t e Lames se Ismail Kadare ndiqej dhe se ishte përgatitur dosje si armik i popullit. I kontaktuar nga "Panorama", Mino thotë se në zyrën e tij, në atë periudhë për të cilën dëshmon Lame, nuk ka pasur asnjëherë një urdhërarre­st për Ismail Kadarenë. Sakaq, ish- Kryeprokur­ori nuk përjashton faktin që Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit të posedonin materiale komprometu­ese për Ismail Kadarenë, por që nuk morën kurrë rrugën e procesit penal, atribut ky i institucio­nit të akuzës. I rezervuar për t'iu kthyer historive të kësaj natyre, Mino, përtej përgjigjev­e telegrafik­e për gazetën, lë të kuptojë se Qemal Lame, ish- kreu i Hetuesisë së Përgjithsh­me, nuk është objektiv dhe i saktë në dëshmitë e tij, ndërkohë që shfaqet dyshues për takimet e këtij të fundit me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë, me mendimin se për të tilla çështje delikate kishte të tjera mekanizma, ku peshën kryesore e luante Ministria e Brendshme.

Ai i shkruante Enverit se bëheshin veprime të paligjshme me të dënuarit në dhomat e izolimit. I shkruante se ata torturohen e detyrohen të bërtasin ditën dhe natën

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU ( MAJTAS) RRAPI MINO DHE QEMAL LAME
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU ( MAJTAS) RRAPI MINO DHE QEMAL LAME
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
ENVER HOXHA DHE KADRI HAZBIU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania