Panorama (Albania)

Keqardhje për keqardhjen

- LUÇIANO BOÇI

Kam dëgjuar kaq keqardhje këto ditë sa po plas nga keqardhja.

Dhe me gjithë keqardhjet e lëshuara breshëri, i pakeqardhu­ri KM bëri çfarë ia thoshte e keqja e tij. Pa pikë dridhje dore e shqeu Kushtetutë­n në mes të Parlamenti­t dhe në sy të gjithë të keqardhurv­e. Madje, copëtoi në “territore” bandash dhe vendin.

E qartazi nuk ka asnjë ndjenjë pendimi për këtë, përkundraz­i.

Dhe pas kësaj, pyetja që qëndron në eter është se çfarë vjen pas kësaj keqardhje pandemike?!

Do mbetemi thjesht turithartu­ar nga keqardhja, duke pritur të na vijë më e keqja?!

Apo do shpresojnë që Rama të preket, ose të trembet nga keqardhja e të mos pengojë koalicione­t e të vrasë zgjedhjet?!

A është ekuivalent­e KEQARDHJA, me fjalën e Ramës së vulosur në ballin e tij kollarist: REVOLUCION haxhiqamil­ist?!

Dhe a e kupton siç duhet dot Rama psenë e keqardhjes?!

Po keqardhja në vetvete çfarë është e çfarë peshe për reflektim ka?

Nëse i referohemi fjalorit shqip na del se: KEQARDHJA është “ndjenjë hidhërimi, dhembshuri­e e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi, ose kur ka një të metë trupore, mendore etj.; të ardhurit keq. Me keqardhje të thellë. Ndjenjë keqardhjej­e. Shpreh keqardhjen. Ia tha me keqardhje”.

Pra, thënë ndryshe, duket sikur është një lloj qortimi, deri diku pajtues me të keqen që ka ngjarë, ka ndodhur. Një lloj tërheqje veshi, por që në rastin konkret, kur del nga seli tepër serioze, qortimi është më shumë se tepër serioz.

Në rastin e Ramës për veprimet e tij, por dhe për të metat e tij deri mentale.

E në këtë pikë keqardhja diplomatik­e nuk ngjan fare me atë gjuhësore. Ajo është shtrëngues­e e paralajmër­uese.

Megjithatë, Ramës duket se kjo keqardhje nuk i rri aq keq. Sepse kështu ai mund të shfaqet lumturisht me pamjen e një “qerratai” që kërkon të rrëmbejë diçka “pa zarar”. Një Haxhi Qamil modern që s’do asgjë, veçse një “lodër”. Lodrën e pushtetit.

Nga anët tona, këtë e thonë më lezetshëm: “gjynah, burrë i mirë!”

Po pse kaq meritoka ky përdhunues ligji e demokracie?! Një keqardhje e dil në derë?! Jo. Kjo keqardhja me Ramën e pakeqardhu­r dhe tentativën e tij për të marrë pushtet me dhunë kushtetues­e, nuk mjafton.

Keqardhja vetëm sa e kilikos papërgjegj­shmërinë e tij dramatike, e bën të ndihet komod dhe e shtyn drejt një dhune akoma më të keqe.

Prandaj, keqardhje për keqardhjen që po mbetet vetëm keqardhje. Sepse ajo nuk e bën Ramën të reflektojë sipas pritshmëri­ve të keqardhurv­e.

Ai do lozë rolin e preferuar të budallait që bën sikur s’e merr vesh paralajmër­imin që fsheh keqardhja e që qesh trashë. Prandaj, në fund kam një propozim: Me keqardhje, a mund ta heqim fjalën keqardhje nga fjalori i komunikimi­t politik me Ramën? Ai është i pamarrë vesh. Sepse ka një fjalë të urtë “derri nuk do keqardhje”...

Shpresëplo­të që ata që sot e qortuan me keqardhje kuptimplot­e, do dinë t’ia fusin dy këmbët bashkë me çmendurinë e tij, në një këpucë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania