Panorama (Albania)

Moti i keq rrezikoi jetën e tre të rinjve, shpëtuan pas pesë orësh

-

Për disa orë, rrebeshi i shiut i shoqëruar me erëra të forta ka shoqëruar mëngjesin e djeshëm gjithë bregdetin e jugut në vend. Pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, një tjetër ngjarje u raportua nga Policia e Vlorës. Sipas informacio­neve të Policisë, tre të rinj nga qyteti i Vlorës kanë rrezikuar mbytjen në det. Ata janë nisur me gomone nga bregdeti i Vlorës, teksa në mesin e detit i ka kapur stuhia me erë të fortë. Ata kanë qëndruar për 5 orë në det, pasi nuk kanë mundur të ankorohen për shkak të shiut dhe erës së fortë. Pas 5 orësh, me ndihmën edhe të Rojës Bregdetare, të rinjtë kanë dalë shëndoshë e mirë në bregdet në plazhin e Lukovës. Të tre ndodheshin në gjendje të mirë shëndetëso­re. Burimet thanë se të rinjtë kanë kundërshtu­ar edhe urdhrat e dhënë nga Kapitaneri­a për shkak të motit të keq, ku asnjë mjet i vogël lundrues nuk është lejuar të dilte në det.

Reshjet e dendura të shirave, por dhe era e fortë boshatisi dje bregdetin e Himarës e jo vetëm. Dita e djeshme shënoi ulje të ndjeshme të temperatur­ave, erë të fortë dhe reshje të shirave. Si pasojë e situatës, pushuesit u larguan nga bregdeti. Ndërkohë, shirat e dendur të shoqëruar me erë të fortë shkaktuan incident edhe në aksin Gjirokastë­rKakavijë, ku si pasojë është rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu për pak kohë qarkullimi­n në këtë aks. Megjithatë, shirat kanë dhënë ndihmesë në shuarjen e flakëve që prej disa ditësh kanë pushtuar pyjet. Edhe niveli në liqenin e Fierzës ka nisur të rritet. Meteorolog­ët nga ana e tyre bënë të ditur se shirat do të vazhdojnë deri ditën e diel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania