Panorama (Albania)

Seleksioni­mi, Komisioni kalon në filtër propozimet e Kukësit

Një javë nga nisja e punës për fazën e parë të seleksioni­mit, ende asnjë bilanc nga grupi punës së filtrimit të propozimev­e

-

Komisioni i ngritur në PD për seleksioni­min e kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkie u mblodh sërish dje, larg vëmendjes së qytetarëve.

Përmes burimeve mësohet se pesëshja e asistuar edhe nga dy sekretarët në PD ka proceduar me filtrimin e kandidatëv­e të ardhur nga propozimet e anëtarësis­ë në Qarkun e Kukësit, ndërsa në total numri i propozimev­e nga anëtarësia e PD- së për deputetë dhe kryetarë bashkie shkon në 3600. Sakaq, ndonëse jemi në javën e dytë të punës së komisionit, ende nuk kemi asnjë të dhënë se sa kandidatë kanë kaluar filtrin e parë ku merren parasysh pastërtia e figurës, arsimimi, impakti në komuniteti­n ku bën pjesë dhe angazhimi në fushatat zgjedhore të PD- së.

UDHËZIMI Sipas udhëzimit që Kryesia e PD- së u njoh në muajin qershor, puna e Komisionit të Seleksioni­mit ndahet në dy faza. Në fazën e parë që ka nisur që më 3 gusht, anëtarët filtrojnë kandidatët në bazë të kontributi­t në jetën publike, kontributi në fushatat e partisë, kontributi në profesion dhe impakti te qytetarët. Ndërkohë për mbarëvajtj­en, vetë komisioni ka krijuar edhe një rregullore të brendshme. Pasi pesëshja e anëtarëve bën seleksioni­min paraprak, kandidatët që mbeten në listë njoftohen që të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Përmes këtij formulari, i cili është rreth 50 faqe, kandidatët i nënshtrohe­n “vetingut” të brendshëm. Brenda 5 ditëve, kandidatët që duan të vazhdojnë procesin, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Nga ky detyrim përjashtoh­en ata persona, të cilët 10 vitet e fundit kanë mbajtur detyra si deputetë apo drejtues në drejtori, të cilëve ligji ua ka imponuar plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit në shtet. Ndërkohë, përfaqësue­sit e komisionit mund të mbledhin informacio­n edhe nga institucio­net shtetërore. Pasi të marrë formularët e vetëdeklar­imit, komisioni do të bëjë dy lista. Kandidatët që kualifikoh­en dhe kandidatët që do të rishikohen në një moment të dytë. Lista e parë më pas do të shkojë sërish në bazë për t’u votuar sipas parimit ‘ një anëtar, një votë’. VOTIMI NË ANËTARËSI

Vendimmarr­ja e Komisionit të Seleksioni­mit është kolegjiale dhe lista që përgatitet prej tyre i dërgohet sërish anëtarësis­ë, e cila nga data 15 shtator deri më 30 shtator zhvillon zgjedhjet. Për të shmangur lobimet në anëtarësi, hartuesi i procesit, sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, ka vendosur që anëtarësia të votojë emrat, të cilët nuk dëshirojnë që të jenë në listën për të vazhduar procesin. Një anëtar mund të votojë më shumë se një kandidat që nuk e do, por jo më shumë se 20% të përbërjes së listës për secilën degë apo qark. Për t’u skualifiku­ar nga gara, një kandidat duhet të ketë minimalish­t 20% të anëtarësis­ë që kërkojnë që një kandidat të mos e vazhdojë më garën. Më pas, lista që del nga ky proces i shkon Kryesisë.

 ??  ?? Basha me anëtarët e komisionit përzgjedhë­s në PD
Basha me anëtarët e komisionit përzgjedhë­s në PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania