Panorama (Albania)

Rama: Babai im ka qenë komunist dhe ka qenë në anën e duhur të historisë

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama, në seancën e datës 30 korrik kur u ndryshua Kushtetuta, në morinë e shumë çështjeve që trajtoi ishte edhe lidhja me sistemin komunist. Ai tha nga salla e Kuvendit se ai nuk ka asnjë lidhje me komunizmin, edhe pse i ati i tij kishte qenë i tillë. Për Kryeminist­rin Rama, i ati Kristaq Rama kishte qenë në anën e duhur të historisë dhe ata që e sulmojnë sot janë për të ardhur keq. “Sa për komunistin, ballistin, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektua­le me të. Im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë. Kur ju, tani të thuash ty ‘ ju’ është fyerje për Mithat Frashërin, se je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë, por po ju them që s’kam asnjë problem me komunistë e ballistë si persona dhe ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha se ju bëri më të zinj sesa veten, në mënyrën sesi sulmoni kundërshta­rin; se ju mësoi ai merru me mesazherin, jo me mesazhin, se po ta kishit në dorë ju, do të ishit më zinj se Enver Hoxha. Socialistë­t, që ta dish, janë antifashis­të dhe antikomuni­stë, jo si i mendoni ju, por nuk merren me persona, me ideologjit­ë dhe kjo është ndarja e madhe. Ju jeni kopje e zezë, ti, tjetri, tjetri, Saliu i pari dhe ata që janë jashtë, kopje e zezë e së shkuarës, që i turreni së kuqes si demi, por jeni e zeza, se e ktheni politikën në instrument për të fyer e sulmuar njerëz”, tha Rama në Kuvend më 30 korrik. Sakaq, pas fjalës në Kuvend, Kryeminist­ri Rama i dedikoi një mesazh në rrjetet sociale babait të tij, Kristaq Rama, me rastin e 88vjetorit. Mes të tjerash, kreu i qeverisë shkruante se përtej të gjithë baltës dhe akuzave që janë hedhur këto vite, vepra e tij do të mbetet dhe nuk do mund të mohohet nga askush.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania