Panorama (Albania)

Basha: Peshqit e vegjël e të mëdhenj do mbajnë përgjegjës­i

“Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa çati mbi kokë për veten e fëmijët. Qeveria i gënjeu kur u premtoi se do t’i strehonte”

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte dje në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar, ku pa nga afër gjendjen e banorëve të këtyre zonave që vuajnë ende mungesën e strehimit.

Kreu demokrat, gjatë takimeve me banorët, të cilët prej gati 10 muajsh jetojnë në çadra, dëgjoi problemati­kat që ata po hasin me pushtetin lokal në Durrës, sa i përket njohjes së dëmit që iu është shkaktuar në banesë për shkak të burokraciv­e. Pasi dëgjoi një banor që iu ankua se shtëpia ishte totalisht e rrënuar, por se nuk përfitonte nga fondi i rindërtimi­t për shkak dokumentes­h, Basha tha se kjo është një histori korrupsion­i që ai e kishte hasur edhe në fshatra të tjerë, që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Lideri i opozitës tha se nuk do të ketë falje për të gjithë abuzuesit në këtë situatë, duke filluar me ata që i quajti “peshq të vegjël” në fshatra dhe deri te “peshqit e mëdhenj” në Tiranë. “E kam dëgjuar këtë historinë e skualifiki­mit nga disa banorë, jo vetëm këtu, por edhe në fshatra të tjerë. Ky është një korrupsion që fillon nga kryepleqtë këtu, nga bashkia e deri në qeveri. Dua t’ju them sot, meqë ma përsërite këtë histori që korrupsion­i dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit, se nuk ka për të shpëtuar asnjë prej tyre. Peshqit e mëdhenj në Tiranë, po e po, por edhe këta këtu që tallen me ju për t’ju marrë ryshfet dhe që ju detyrojnë të bëni letrat disa herë, duke thënë mungon kjo e mungon ajo, duke u sjellë si militantë, ta dinë që në listë do të jenë nga i pari tek i fundit. Këta që janë të korruptuar deri në palcë, një nga një, gjithsecil­i prej tyre do të mbajë përgjegjës­i para ligjit dhe për këtë gjë ke fjalën time, ti dhe çdokush që po përjeton këtë problem”, tha Lulzim Basha.

Ndërkohë, në postimin që shoqëri këto takime në fshatrat e Durrësit, Basha u shpreh se këta banorë, që prej 10 muajsh jetojnë në çadra, ndihen të mashtruar dhe të gënjyer nga qeveria. Basha shkroi mes të tjerash në postimin e tij, se kjo gjendje është krijuar për shkak se qeveria e ka fokusuar vëmendjen e saj të 5 oligarkë dhe nuk i shikon problemet e qytetarëve. “Dhjetëra familje në Manzë dhe në zonat e tjera të goditura nga tërmeti, jetojnë ende në çadra dhe në kushte shumë të vështira. Këta banorë kanë rreth 10 muaj pa një çati mbi kokë për veten dhe fëmijët e tyre. Qeveria i gënjeu kur u premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërrua­n nga tërmeti. Sot, në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE nuk ka ardhur këtu. Nën vapën e padurueshm­e, nën shirat e vazhdueshë­m dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që u takojnë atyre, për t’ua dhënë me PPP dhe koncesione 5 klientëve të saj oligarkë. Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjsh­me që punon për ta. Askush në Shqipëri nuk duhet të jetojë në çadra apo të llogarisë bukën e gojës. Vëmendja jonë kryesore do të jenë qytetarët, hallet dhe shqetësime­t e tyre të përditshme. Kjo është detyra e çdo qeverie normale dhe shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri serioze, që vë në plan të parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, # ditëmëtëmi­ra”, shkroi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania