Panorama (Albania)

Studimi: Pak rrezik për transmetim të COVID në shkolla

Anglia: Arsimimi, prioritet kombëtar. Gjermania rihap dyert

- TIRANË

Kur ka mbetur veçse një muaj nga nisja e vitit të ri shkollor, një rikthim i mundshëm i nxënë- sve sërish në banka është vënë sërish në pikëpyetje.

Shifrat në rritje të vazhdueshm­e dhe paralajmër­imet për një valë të dytë në vjeshtë kanë bërë që edhe dikasteri që harton politikat mësimore të ngrejë supet. Gjithsesi, në tryezën e diskutimit janë tri alternativ­a: mësimi online njësoj si në pjesën e dytë të vitit shkollor që kaloi, mësim i alternuar midis atij online dhe në banka si dhe rikthimi i plotë i nxënësve në shkollë. Paralelish­t, MAS ka përfunduar xhirimin e videove për të gjitha temat mësimore në çdo lëndë, çka lë të kuptojë se është gati të presë te nxënësit në formatin online. Vendimin final, në fakt, nuk pritet ta marrë Ministria e Arsimit, por ajo e Shëndetësi­së. Është komiteti i ekspertëve ai që do të bindë ministrinë të çelë ose jo dyert për nxënësit këtë vit mësimor. Një gjë është e sigurt. Ecuria e pandemisë, përveç vitit që shkoi, do të diktojë edhe këtë vit shkollor.

MINISTRJA Mësimi i kombinuar, një praktikë që disa shtete e kanë përqafuar tashmë, është përmendur edhe nga ministrja jonë e Arsimit, Besa Shahini. I fundit prononcim për këtë çështje daton në 2 korrik, kur shifrat e pandemisë ishin më të qëndrueshm­e dhe paralajmër­ohej mësimi i kombinuar në dy variantet e mësimdhëni­es: online dhe në shkollë. “Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator, ashtu siç është planifikua­r, por nuk do të jetë njësoj si përpara pandemisë. Ne po zhvillojmë dhe thellojmë politikat e asaj që quhet mësim i përzier, ku një pjesë e mësimit do të zhvillohet në shkollë dhe një pjesë do të vijojë të mbetet online dhe do të zhvillohet edhe në kanalin RTSH shkolla. Pra, do të bëhet një kombinim ku pjesët që duhet domosdoshm­ërisht të kryhen në shkollë do të bëhen në shkollë dhe pjesët e tjera do të alternohen”, sqaroi ministrja asokohe, duke mos dhënë asnjë detaj mbi modalitete­t e mësimit të përzier. Por, që prej 2 korrikut, nuk ka asnjë informacio­n më shumë. Ç’THONË EKSPERTËT

Strategjia që do të ndiqet për

Gjëja e parë që bënë shtetet kudo në botë pas shpërthimi­t të virusit ishte mbyllja e shkollave. Më pas, ishte e vështirë për të rikthyer nxënësit në banka, për të kufizuar përhapjen e virusit. Kjo është kthyer në temë dite. Në parim, shumica e shteteve mbështesin idenë e hapjes së institucio­neve arsimore, duke parë si zgjidhje të problemit reduktimin e numrit të nxënësve, distancimi­n social, por edhe mbajtjen maskave. Ky mendim përforcohe­t edhe nga studimet e shkencëtar­ëve. Një studim në proces nga “Public health England”, të dhënat e të cilit pritet të dalin më vonë, tregon se ka shumë pak dëshmi të transmetim­it të COVID- 19 në shkolla, ndërkohë që ka prova të shumta se fëmijët kanë shumë më pak gjasa të sëmuren sesa adultët. Nisur nga kjo, Britania e Madhe është e para që përshpejto­i planet për rihapjen e rihapjen e shkollave është kthyer në shqetësimi­n kryesor të javëve të fundit në vend, njëjtë si në gjithë botën. Ekspertët shqiptarë të arsimit dhe të shëndetësi­së janë pro hapjes së shkollave, por me rregulla të reja. “Sot, edhe ekonomistë­t, edhe sociologët, e rendisin shkollën para ekonomisë. Mësimi online është gati i pamundur për arsimin fillor. Është ndryshe në gjimnaz dhe në shkollave për të gjithë nxënësit muajin që vjen. Për Kryeminist­rin Boris Johnson, kthimi i nxënësve në banka pas disa muajsh mungesë është prioritet kombëtar dhe se në çdo izolim tjetër të mundshëm, ato do të jenë të fundit që do të mbyllen. Kryeminist­ri italian gjithashtu nuk ka asnjë dyshim për hapjen e institucio­neve arsimore. Ndërsa Gjermania riktheu nxënësit që dje në shkolla, duke ruajtur distancën fizike dhe maskën në korridore. Ndërsa në universite­te. Rruga është hapja e shkollës dhe ndërmarrja e të gjitha masave: higjiena, distanca fizike dhe maska”, shprehet ish- ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Në të njëjtën linjë mendimi është edhe epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti, i cili shkon diçka më tej duke kërkuar diferencim mes zonave dhe sipas grupmoshav­e. “Duhet parë nga shkolla në shkollë se sa i kanë shtetet e bashkuara, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar hapjen e shkollave në fund të këtij muaji, ndonëse shumë shtete ngurrojnë. Eksperti i shëndetit publik në vendin tonë, Erion Dasho, vetëm pak ditë më parë i ka kërkuar qeverisë të mos i privojë fëmijët nga shkolla. Ai apelon që të gjendet mënyra për të ruajtur shëndetin fizik të fëmijëve, por edhe atë mendor e social. Gjithë çfarë kërkohet është balanca e frenimit të përhapjes së COVID- 19, mundësitë për higjienë dhe distancim. Atje ku janë zona me situatë epidemiolo­gjike më të qetë, kryesisht ato rurale, problemati­ka shkollore është shumë e ulët, kurse problemati­ka më e madhe është në qendrat më të banuara. Diferencim duhet bërë edhe në bazë të moshave. Jo të gjitha shkollat janë njësoj. Gjimnazi ka më tepër kontakte, organizojn­ë grumpor pa penalizuar fëmijët. “Është koha që Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësi­së të ngrenë një grup ekspertësh, të cilët të analizojnë evidencat dhe të marrin vendimin se si do të funksionoj­në shkollat gjatë vitit shkollor 202021: në kushte normale, online apo me sistem miks. Ndonëse është shumë vonë për përgatitje të plota dhe gjithëpërf­shirëse, të paktën të merren masa për të krijuar një sistem për menaxhimin e mësimit që viti i ri shkollor të mos i gjejë mësuesit shqiptarë duke përdorur rrjetet sociale për mësimdhëni­e”. Rrisku i fëmijëve ndaj koronaviru­sit dhe roli i tyre në transmetim­in e virusit ka qenë një nga temat më të debatueshm­e. Por, pavarësish­t debateve shkencore mbi rolin e shkollave në përhapjen e COVID19, sëmundshmë­ria dhe vdekshmëri­a në moshën pediatrike rezulton shumë e ulët në raport me adultët. bullime, ndryshe nga fillorja. Mosha të ndryshme e përhapin sëmundjen në mënyra të ndryshme”. Krahas këshillave të ekspertëve janë kapacitete­t e shkollave tona për të siguruar kushtet e duhura, qoftë për higjienë apo distancim social. Kujtojmë që një pjesë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti dhe nxënësit e tyre ishin strehuar përkohësis­ht në turn të dytë në shkollat pritëse ( më të afërtat).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania