Panorama (Albania)

Pampuri: Shëndetësi­a në kaos, përballimi i pandemisë i vështirë

-

Pas raportit të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, në të cilin ngrihej shqetësimi se situata e krijuar nga pandemia rriskon të lërë pas dore pacientët kronikë dhe me sëmundje të tjera të trajtueshm­e, ka reaguar edhe ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri akuzon qeverinë se në 7 vitet e fundit e ka zhytur shëndetësi­në në kaos. “Me një shërbim urgjence në kaos, çka u vërtetua dhe nga qytetarët vetë këto muaj dhe me një numër të vogël të mjekëve të parësorit, përballimi i pandemisë si dhe i trajtimit dhe i ndjekjeve të sëmundjeve kronike bëhet akoma më i vështirë. Shpenzimet për shëndetësi­në në Shqipëri listohen ndër më të ulëtat ndër vendet e Europës Juglindore, rreth 2.97%. Me një buxhet të cunguar, me një keqmenaxhi­m dhe abuzim të fondeve me koncesione­t e dështuara në shërbime, por në dobi vetëm të xhepave të oligarkëve, sistemi ka hyrë në kolaps”, ka shkruar ish- deputetja e djathtë. Sipas saj, edhe përballë kësaj situate të krijuar nga pandemia, qeveria sërish ka lënë të paprekshme koncesione­t. “Ndërkohë, Shqipëria ka luksin dhe vijon ta ketë që koncesione­t të mos i anulojë, edhe pse përballë një situate të vështirë të shkaktuar nga pandemia, madje në vijim të marrëzive, vijon me to siç është edhe rasti i laboratori­t në QSUT, ku 73 mjekë e personel tjetër shëndetëso­r dalin të papunë për shkak se koncesiona­ri do të vijojë punën pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. Shëndetësi­a tashmë është në kaos, prej 7 vitesh u dëmtua rëndë nga diletantët dhe abuzuesit e pashpirt, të cilët, përveç shpërdorim­it dhe abuzimit me fondet që pasuruan oligarkët e Edi Ramës, nuk menduan për asgjë tjetër”, mbyll statusin Pampuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania