Panorama (Albania)

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, SPAK e heton për korrupsion

Dje seanca e fundit para pushimeve, bilanci i vetingut: 104 gjyqtarë e prokurorë u shkarkuan, ndërsa 118 u deklaruan të pastër

-

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, u shkarkua dje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it pasi nuk arriti të justifikon­te pasurinë.

Nikolli, i cili u hetua nga Komisioni vetëm në një prej kritereve të procesit të vetingut, është ndërkohë nën hetim nga Struktura e Posaçme Antikorrup­sion, SPAK, për korrupsion si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, “Dëshmorë të Atdheut”. BIRN raportoi dje se gjatë seancës dëgjimore ndaj Nikollit që zgjati 8 orë, atij iu vunë në dukje probleme të shumta të pasurisë, të cilat i kundërshto­i në parashtrim­et e tij. Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në fshatin Ishull në Shëngjin të Lezhës, ku gjyqtari Aleksi rezulton si pronar i katit të dytë me sipërfaqe 147.8 m2. Sipas KPK- së, nga analiza financiare rezultoi se Nikolli nuk mbulonte me të ardhura të ligjshme 6.2 milionë lekë të investimit. Komisioni ngriti po ashtu dyshime për veprime fiktive lidhur me blerjen dhe shitjen e një njësie shërbimi 12 m2 në qytetin e Lezhës. Nga hetimi ka rezultuar se Nikolli e ka blerë këtë pasuri në vitin 2008 për vlerën 1.2 milionë lekë dhe ia ka shitur në shumën 3.2 milionë lekë vjehrrit të ardhshëm në vitin 2009. Probleme po ashtu u gjetën edhe për një kontratë për blerjen e një apartament­i në Tiranë. Nikolli i kundërshto­i gjetjet e Komisionit në një mbrojtje të gjatë për rreth 6 orë. Ai këmbënguli se pasuria e tij ishte modeste dhe se kishte vetëm apartament­in në fshat. “Kam qenë gjyqtar mbi mesataren dhe kam dashur t’u ngjaj gjyqtarëve europianë. Në gjithë statistika­t kam qenë në top- listë. Pavarësish­t kësaj, nuk më ka përfillur askush, edhe në Apel më emëruan se kishte vende bosh”, tha ai para KPK- së. Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësim­it për gjyqtarin Aleks Nikolli drejtohej nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombët­ar ishte e pranishme Elka Ermenkova. Nikolli është diplomuar për Drejtësi në Universite­tin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2001 deri në vitin 2004, ai ka mbaruar studimet në Shkollën e

Magjistrat­urës. Në vitin 2015, Nikolli ka marrë titullin “Doktor shkencash” në Universite­tin Europian të Tiranës. Nga viti 2004 deri në vitin 2016, ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nga viti 2016, si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër. BILANCI I VETINGUT

Vendimi për shkarkim nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, ishte i fundit që mori Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it para se të mbyllet për sezonin e pushimeve. Deri më tani janë ballafaqua­r me kontrollet nga vetingu 284 gjyqtarë e prokurorë, nga të cilët në shkallën e parë u shkarkuan 104 prej tyre, ndërsa 118 u deklaruan të pastër. Ky bilanc, sipas “Top Channel”, është i ndryshuesh­ëm në KPA që largoi edhe 12 nga ata që ishin konfirmuar në shkallën e parë, duke e çuar numrin e të shkarkuarv­e në 116 dhe të konfirmuar­ve në 106. Me gjithë këto të dhëna, gati tre vjet nga nisja e procesit, KPA që është fjala e fundit e kontrollit të drejtësisë në vend ka shpallur vetëm 65 vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, mandati 5- vjeçar i KPK- së mbyllet në qershor 2022 dhe nëse deri atëherë nuk është përfunduar i gjithë procesi ndaj 510 subjekteve që presin në radhë, vetingun do ta vazhdojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, që si gjykatë të formës së prerë do të ketë KPAnë me mandat 9- vjeçar. Në një raport, Avokati i Popullit parashikon që me këto ritme vetingu ndaj drejtësisë do zgjasë më tepër se tetë vjet, që do të thotë se pas ndryshimev­e kushtetues­e të 2016- ës, atëherë kur u vendos për pastrimin e drejtësisë, rezulton që institucio­net e reja nuk kanë kryer as gjysmën e punës.

 ??  ?? Gjyqtari Aleks Nikolli në KPK
Gjyqtari Aleks Nikolli në KPK
 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania