Panorama (Albania)

Sekuestroh­et rreth 1 kg heroinë, u gjet e fshehur në një shtëpi

-

TIRANE – Policia e Tiranës njoftoi dje për finalizimi­n e një operacioni të kryer nga shërbimet e Antidrogës në bashkëpuni­m me Komisariat­in Nr. 3, të koduar “Porosia”, gjatë të cilit u sekuestrua 1 kg e 75 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë. Në pranga përfundoi një 31- vjeçar që posedonte dhe shpërndant­e lëndën narkotike. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacioni­n policor të koduar ‘ Porosia’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia. Më tej sqaroi se nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me Komisariat­in Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacio­ne në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderue­shme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarë­sve sipas porosive që bënin. Mbi bazën e këtyre informacio­neve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariat­it të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e, në rrugën “Asdreni” është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet. “Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtari­së kriminale, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, tha Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania