Panorama (Albania)

I preu kokën nënës, lihet në burg 44- vjeçari

Olsi Çekiçi nuk pendohet për vrasjen e 70- vjeçar es

-

Autori i krimit horror që tronditi fshatin Buçimas dhe opinionin publik, u përball dje me Gjykatën, e cila gjykoi kërkesën e Prokuroris­ë. Gjakftohtë dhe i papenduar Olsi Çekiçi, njeriu që i mori jetën nënës së tij në mënyrë barbare, u la në burg nga Gjykata deri në zhvillimin e procesit gjyqësor që do të përcaktojë masën e dënimit për 44vjeçarin. I ulur në stolin e të pandehurit dhe i prangosur, 44- vjeçari ruajti qetësinë dhe në asnjë moment nuk u shfaq i penduar. Organi i akuzës, duke sjellë dinamikën e plotë të ngjarjes, paraqiti edhe një herë para Gjykatës gjithçka ndodhi brenda banesës, dhunën e ushtruar e deri në vrasjen e 70- vjeçares, si dhe dhunimin e të vëllait të sëmurë të autorit, teksa u përpoq të mbronte nënën e moshuar. Avokati mbrojtës i 44- vjeçarit, i caktuar kryesisht nga ana e Gjykatës, kundërshto­i kërkesën e Prokuroris­ë, duke kërkuar që ndaj 44- vjeçarit të caktohej masa e sigurisë burg me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës Çekiçi t'i nënshtrohe­j ekzaminimi­t psikik, për shkak të çrregullim­eve mendore. Pavarësish­t se për 44vjeçarin u deklarua se ishte diagnostik­uar me "çrregullim psikotik të shkaktuar nga abuzimi me substancat", ai nuk kishte pranuar trajtimin mjekësor, çka e ka bërë të pamundur që të vërtetohet gjendja mendore e tij. Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, 44- vjeçari u tregua i qetë, ndërsa pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se plagosi me mjet të fortë edhe vëllain, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44- vjeçari po i priste kokën. Dh. Ç.

 ??  ?? Viktima F. Çekiçi
Viktima F. Çekiçi
 ??  ?? Olsi Çekiçi, dje në gjyq
Olsi Çekiçi, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania