Panorama (Albania)

SHERR MES FQINJËVE NË POGRADEC, PLAGOSEN DY PERSONA

- Regis Runaj

Hoxha dhe Halili akuzohen nga Prokuroria se masakruan me thikë 22vjeçarin Regis Runaj dhe ia hodhën trupin në afërsi të varrezave të qytetit. Trupi i të riut ishte qëlluar me thikë plot 27 herë, çka solli edhe vdekjen e menjëhersh­me të të riut. Po ashtu, nga hetimet rezulton se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, pasi nga provat e grumbullua­ra Prokuroria thotë se rezulton që këta dy shtetas kanë ndjekur dhe kontrollua­r lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentim­in e rasteve. Në kërkesën për caktim masë sigurie, prokurori Kreshnik Ajazi kërkoi masën e arrestit me burg për dy të ndaluarit duke paraqitur prova ligjore që i implikojnë në dy ekzekutime, atë të Emiljano Ramazanit, por dhe të Regis Runajt. Pavarësish­t mbrojtjes së avokatit Blendi Himci, në fund gjyqtarja Pajtime Fetahu vendosi t'i lërë në burg dy të rinjtë. Kujtojmë se gjatë hetimeve, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi prova shkencore që provojnë autorësinë e ngjarjeve. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat, pas ekzaminimi­t në laboratori­n shkencor, rezultuan se i përkisnin viktimës Regis Runaj, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore. Gjithashtu, kamerat e sigurisë në biznese dhe qytet kanë faktuar përndjekje­n që dy autorët i kanë bërë prej disa ditësh 39- vjeçarit Emiljano Ramazanit. Ndërkohë, polumbarët para dy ditësh gjetën armë në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ato janë dërguar në një laborator në Tiranë dhe pritet dalja e përgjigjev­e nëse kanë lidhje me ekzekutime­t e mësipërme apo jo.

VRASJET Sipas Policisë, dy autorët e dyshuar për vrasjen e 22vjeçarit Regis Runaj, nga hetimet intensive, ka rezultuar se ata mendohet të janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit. Burimet thanë se nga provat e grumbullua­ra rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrollua­r lëvizjet e viktimës. Sipas hetimeve, të dyshuarit i kanë realizuar vrasjet kundrejt pagesës, ndërsa porositë i kanë marrë nga persona të tjerë, që Policia po heton për t'i identifiku­ar. Emiljano Ramazani është ndjekur dhe më pas është ekzekutuar sipas një skeme të mirëmendua­r nga vrasës me pagesë. Ai u vra me pesë plumba pistolete gjatë momentit që po parkonte mjetin e tij poshtë banesës. Policia dyshoi se Ramazani kishte kohë që ndiqej nga persona, të cilët vëzhgonin çdo lëvizje që ai kry

Një konflikt midis dy personave ka ndodhur në fshatin Rëmenj të Pogradecit. Burime nga Policia bënë të ditur se të dy këta shtetas janë plagosur me mjete të mprehta. Po të njëjtat burime thanë se njëri prej tyre është plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. "Janë konfliktua­r për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri- tjetrin me sende të forta dhe të mprehta", thuhet në njoftimin e Policisë. ente rreth 2 javë para se të ekzekutohe­j. 39- vjeçari, në një orar të caktuar, bënte palestër në një zonë shumë larg banesës së tij në Elbasan. Autorët ndoqën lëvizjet nga palestra deri në banesën e tij, derisa më 20 korrik, për një hark kohor prej 30 sekondash kryen edhe ekzekutimi­n e tij. Edhe pse Policia nuk jep detaje, dyshohet se vrasja e tij është kryer për prishje të pazareve në trafikimin e lëndëve narkotike. Burime nga Policia e Elbasanit thanë se gjatë marrjes në pyetje të dy autorëve të dyshuar, ata pohuan se thikën, me të cilën kryen vrasjen, e kanë hedhur menjëherë në lumin Shkumbin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania