Panorama (Albania)

Grabitje e trafik droge, OFL letër 5 personave

Policia: Duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve

-

TIRANE - Pesë persona, një i dënuar për trafik droge e pjesëmarrj­e në organizatë kriminale dhe 4 të tjerë, për vjedhje me armë e vjedhje me dhunë, kanë marrë letër dje nga OFL, që u kërkon deklarimin e burimit të pasurisë brenda 48 orëve. Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë shtetasve: Erneo Farruku, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale "Trafik droge" kryer në bashkëpuni­m dhe "Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale"; Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë"; Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën "Vjedhja me dhunë"; Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë"; Ardian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë". "Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania