Panorama (Albania)

Letërsia për fëmijë, Qendra Kombëtare e Librit mbështet tri botime të reja

"Udhëtim drejt planetit Arbër" i Luan Ramës, libri fitues "Për temën kombëtare me një gjuhë të pëlqyeshme për vogëlushët"

-

Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit ndau dje çmimet e projektit "Fondi për mbështetje­n e krijimtari­së letrare për fëmijë".

Duke qenë se qershori u shpall Muaji i Letërsisë për Fëmijë, ky konkurs letrar erdhi si mbështetje e krijimtari­së së autorëve shqiptarë për fëmijë, me qëllim nxitjen e shkrimit të kësaj letërsie. "20 vepra u bënë pjesë e kësaj gare, e cila kishte për qëllim të motivonte nxitjen e shkrimit të letërsisë për fëmijë", tha Alda Bardhyli, drejtore e QKLL- së.

Kryetari i jurisë, Gaqo Bushaka, u shpreh se letërsia për fëmijë po zhvillohet akoma më tej dhe ishte e vështirë përzgjedhj­a e fituesve.

Juria e përbërë nga Gaqo Bushaka, Anisa Ymeri, Enkelejd Lamaj kanë vlerësuar tri vepra si më të mira të këtij konkursi: romani "Udhëtim drejt planetit Arbër" me autor Luan Ramën, libri didaktikol­etrar "Grama Tik- Tok" me autore Rudina Çupin, përralla "Fani në kërkim të dritës" me autore Rovena Rrozhanin. Fituesit u përkasin gjeneratav­e të ndryshme, duke sjellë edhe larmi në zhanret e lëvruara dhe duke pasuruar biblioteka­t. Një prej të përzgjedhu­rve ishte Luan Rama, me romanin "Udhëtim drejt planetit Arbër". Ky libër u shpall fitues "Për temën interesant­e, sa kombëtare aq edhe universale që trajton dhe gjuhën e pëlqyeshme e të kuptueshme për fëmijët. Shkrimi i librit, qartazi është i paraprirë nga një kërkim jo i vogël dhe është një histori e bukur për fëmijët". Ndërsa autorja tjetër fituese ishte Rudina Çupi, me librin didaktiko- letrar "Grama Tik- Tok". Libri i saj u veçua "Për vlerat e larta gjuhësore, që nxit lidhjen e "shkëputur" të fëmijëve me zotërimin e gjuhës shqipe përmes historive". Çupi shpjegoi në pak fjalë subjektin e librit të saj. "Ky libër i dedikohet gjuhës shqipe, edhe pse personazhe­t janë pak abstraktë, janë emri, mbiemri dhe gramatika është vendi ku jeton. Shpresoj që ky libër të bëjë që fëmijët ta kuptojnë ndryshe rëndësinë e gjuhës shqipe", tha ajo.

Rovena Rrozhani u shpall fituese me përrallën "Fani në kërkim të dritës". Libri i saj u përzgjodh "Për nxitjen e fantazisë së fëmijëve, duke i motivuar ata që të kërkojnë lidhjen e munguar me natyrën. I shoqëruar me ilustrime të arrira, libri e çon edhe më tej fantazinë e të vegjëlve". Autorja u ndal te qëllimi motivues i librit të saj. "Fani është një xixëllonjë, që ndryshe nga tw tjerët në mbretërinë e saj se ka dritën. Ose më saktë, e ka brenda vetes, dhe duhet të udhëtojë shumë gjatë për ta gjetur. Ky është mesazhi për fëmijët dhe të rriturit, shoqërinë shqiptare dhe ata që hartojnë politika", u shpreh shkrimtarj­a Rovena Rrozhani.

Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit do të mbështesë botimin e këtyre 3 dorëshkrim­eve që u përzgjodhë­n nga juria e këtij konkursi.

Autorja tjetër fituese ishte Rudina Çupi, me librin didaktikol­etrar "Grama Tik- Tok". Libri i saj u veçua "Për vlerat e larta gjuhësore, që nxit lidhjen e "shkëputur" të fëmijëve me zotërimin e gjuhës shqipe përmes historive"

 ??  ?? Rovena Rrozhani, shkrimtare për fëmijë
Rovena Rrozhani, shkrimtare për fëmijë
 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve
Dje, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania