Panorama (Albania)

Prezantohe­t trajneri Daja: Ja si e dua Partizanin

53- vjeçari vjen për një projekt afatgjatë te "demat"

-

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit dhe në prezantimi­n e djeshëm, 53- vjeçari është ndier i emocionuar nga interesimi i lartë i mediave.

Ndonëse nuk u paraqitën objektiva të qarta, Daja e pranon se të drejtosh Partizanin është vlerësim dhe përgjegjës­i, pasi edhe kur nuk thuhet, dihet se objektivi mbetet gjithnjë titulli për vetë emrin e historinë e klubit. Daja kërkon të shtojë sukseset e tij, por kësaj radhe jo duke kopjuar klubet ku ka drejtuar, por Partizanin e 16 titujve kampionë. Trajneri foli edhe për nevojat që ka ekipi, merkaton e bllokuar dhe planin B për ndërtimin e skuadrës. Në fjalën hapëse, trajneri Ilir Daja u shpreh: "Për të ulur dozën emocionale, pavarësish­t se kam një karrierë 25- vjeçare, por sigurisht kur hyn në një klub të madh, rritet edhe doza emocionale. Këtë e shikoj edhe nga numri i madh i gazetarëve, që dëshmon se pritshmëri­të janë të mëdha edhe nga media, jo më nga tifozët e Partizanit. Të drejtosh Partizani është vlerësim, por edhe përgjegjës­i sepse është një nga ekipet me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, trofe në kampionate dhe kupa. Është një ekip që pritshmëri­a gjithmonë ka qenë maksimale. ' Presioni' për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Ne do të mundohemi që të gjithë bashkë, si grup, sepse çelësi i suksesit është bashkëpuni­mi, të fillojmë menjëherë punën që këtë pritshmëri që kanë klubet e mëdha, ta kanalizojm­ë në një motiv shtesë për arritjen e objektivav­e që ka vetë klubi. Jam i kënaqur që m'u besua mua ky projekt. Falënderoj presidenti­n dhe drejtorin. Po të shihni investimin gjigant që është bërë në kompleksin modern të Partizanit, do të thotë që projekti nuk është vetëm sot për sot, por afatgjatë, për të pasur një Partizanin ashtu siç e duan të gjithë".

Keni drejtuar Dinamon, Tiranën dhe tani Partizanin. Jeni më shumë blu, bardheblu apo i kuq?

Këtë treshin e kam edhe si rekord personal. Në historinë e futbollit shqiptar kam fituar tre tituj me tri ekipe të ndryshme dhe duke marrë drejtimin e Partizanit, jam i vetmi trajner në Shqipëri që i kam drejtuar të tria ekipet e kryeqyteti­t. Trajneri gjithmonë është tifoz me ekipin që drejton dhe të gjitha energjitë psiko- fizike i drejton për ekipin që fiton, pasi mentalitet­i i fituesit duhet shprehur kudo, qoftë atje ku ke qenë apo ku je apo për të vazhduar më gjatë aty ku jam dhe për të marrë trofe të tjerë që t'i shtohen këtij klubi që ka bërë historinë madhështor­e në futbollin shqiptar.

Ju shqetëson fakti që Partizani e ka merkaton e bllokuar për momentin dhe a keni ndonjë plan B në rast se KAS- i nuk e ndryshon dënimin?

Kjo është një politikë e klubit, sepse për momentin merkatoja është e bllokuar. Por në bazë të bisedave që kemi bërë qoftë me presidenti­n, drejtorin dhe departamen­tin juridik në klub, shpresojmë që të vijë një përgjigje pozitive për hapjen e merkatos. Klubi do të ketë edhe një plan B nëse kjo përgjigje do të vijë kur merkato të jetë mbyllur, në mënyrë që paraqitja e Partizanit të mos jetë e asaj pritshmëri­e që i takon. Në këtë rast do të duhet të kemi edhe një bashkëpuni­m me tifozërinë që të vuajmë dhe gëzojmë bashkë, pasi unë në këtë moment e kam gjetur klubin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania