Panorama (Albania)

Kukësi me fat, Teuta pret Beitar Jerusalemi­n

-

Dje janë mësuar edhe ekipet kundërshta­re për tri skuadrat shqiptare që do të marrin pjesë në turin e parë kualifikue­s të Europa Ligës, për Kukësin, Teutën dhe Laçin.

KUKËSI - SLAVIA E SOFIES Kukësi mund të cilësohet me shumë fat nga shorti i hedhur dje në Nion të Zvicrës. Goglat i rezervuan skuadrës së Skënder Gegës një përballje me bullgarët e Slavies së Sofies dhe për më tepër në shtëpi. Kësisoj, më 27 gusht, verilindor­ët do të presin në stadiumin "Air Albania" kundërshta­rin për turin e parë të Ligës së Europës. Përveç bullgarëve të Slavias, kundërshta­rë të mundshëm ishin edhe hungarezët e Pushkash Akademi dhe polakët e Krakovias. Në letër ekipi bullgar ishte ndoshta më i preferuari dhe kështu ndodhi.

TEUTA - BEITAR JERUSALEM Beitar Jerusalemi është kundërshta­ri i Teutës në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Nuk kanë qenë më shumë fat durrsakët, të cilët shpresonin që goglat të nxirrnin ndonjë skuadër nga Mali i Zi, apo nga Andorra si kundërshta­r të tyre. "Djemtë e detit" do ta presin në "Niko Dovana" skuadrën izraelite dhe ky mund të jetë një avantazh për ta, pasi lodhjen nga udhëtimi do ta vuajë kundërshta­ri. Ndeshja është programuar të zhvillohet më 27 gusht në stadiumin "Niko Dovana", ku durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht kalimin në turin tjetër, ndonëse e kanë të qartë se nuk do ta kenë aspak të lehtë.

KESHLA- LAÇI Laçi do të përballet në raundin e parë të Ligës së Europës me azerët e Keshlas. Shorti i ka vendosur përballë ekipin nga Azerbajxha­ni. Keshla është drejtuar në të kaluarën nga ish- trajneri i Kukësit dhe Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, në vitin 2018. Bëhet fjalë për ekipin që më herët quhej Inter Baku, por e ndryshoi pas ristruktur­imit që i bëri klubit. Sfida e parë do të luhet në Azerbajxha­n, çka i shton akoma më tepër vështirësi­të për kualifikim­in e kurbinasve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania