Panorama (Albania)

Rama: Me Ilirin zgjidhim hallet, objektiv është loja dhe jo... renditja

-

Drejtori i përgjithsh­ëm, Olsi Rama, ka ndjekur të njëjtën strategji si me Skënder Gegën në prezantimi­n e trajnerit Ilir Daja, duke dribluar presionin e objektivit: titull kampion. Drejtori tregoi se sa e thjeshtë ishte arritja e marrëveshj­es dhe kërkesat që i ka kërkuar trajneri i ri. Rama pohoi se me Ilir Dajën pritet që Partizani të zgjidhë hallet dhe të shtrojë rrugën për sukseset në vazhdimësi. Drejtori sqaroi edhe çështjen e merkatos dhe rinovimet e senatorëve, ndërsa për Reinaldo Kalrin tha se është piketuar si trajner i ekipit U- 19. Në fjalën hapëse, drejtori Rama u shpreh: "Po bëjmë prezantimi­n e trajnerit të ri të Partizanit, që do të jetë Ilir Daja në një ambient ndryshe. Do të donim ta bënim në kompleksin e ri. Nuk duam të hyjmë me një këmbë në kompleksin e ri, por kur të jetë i përfunduar, ndaj vendosëm të vijmë këtu. Shpresoj që ta shpërblejm­ë interesimi­n e mediave dhe publikut me disa sezone të mira me Dajën në krye të Partizanit. Është kënaqësi të prezantoj një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. Ky ishte hapi mëse normal për Partizanin, pas një sezoni zhgënjyes në ecurinë e duhur në kampionat. Marrëveshj­a me Dajën ishte një nga më të thjeshtat që kam bërë në karrierën time të shkurtër te Partizani, ku mjaftoi një bisedë dhe shtrëngim dore. Një gjë interesant­e nga biseda që pata me Ilirin ishte se nuk më kërkoi emra lojtarësh për të afruar, por kompleksin, fushën me bar dhe kushtet maksimale stërvitore. Ai është i sigurt se do t'i krijojmë kushte optimale për të punuar, që stërvitja të jetë në ato nivele që ka pasur te Skënderbeu, ndoshta edhe më mirë. Po kemi një objektiv konkret dhe është ai që Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë, rregull brenda dhe jashtë fushës. Atë që ne nisëm të bënim që para dy vitesh, ta vazhdojmë duke hedhur një hap më përpara. Nuk i kemi vënë vetes asnjë objektiv në raport me pritshmëri­të e titullit kampion. Duam të hedhim bazat e shëndosha jo vetëm për një kampionat, por edhe më tej. Të ndërtojmë atë koncept loje që trajneri ka dhe në bazë të prurjeve që do të sjellim në ekip. Objektivi kryesor është loja dhe jo pozicioni në fund të kampionati­t. Nëse i bëjmë të gjitha gjërat me seriozitet dhe dëshirë, normalisht që rezultatet do të vijnë. Kemi nënshkruar një kontratë afatgjatë, pasi e shikojmë Dajën si personin që do të zgjidhë hallet tona bashkë me stafin e tij dhe duke vënë gjithë strukturën e klubit në funksion të ekipit të parë, por edhe të ekipit B që tani konkurron në Kategorinë e Parë. Sukseset e Partizanit në sezonin e fundit ishin fitimi i Superkupës dhe ngjitja e Partizanit B në Kategorinë e Parë", tha ndër të tjera drejtori Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania