Panorama (Albania)

Zyrtarja e qeverisë gjermane: Konferenca e parë për integrimin, nëse plotësohen kushtet

Susanne Schutz: Sistemi gjyqësor dhe liria e medias janë shtylla të rëndësishm­e që përcaktojn­ë ritmin e integrimit

- TIRANE

“Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësis­ht edhe në një mosfunksio­nim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka asnjë alternativ­ë për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi i ligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar”

Ballkani Perëndimor është në krye të axhendës së presidencë­s gjermane në Këshillim e BE- së, por progresi konkret i shteteve drejt integrimit në BE – nga hapja e negociatav­e dhe kapitujve – varet nga angazhimi i tyre në drejtim të sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, sipas Susanne Schutz, drejtoresh­ë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale në Gjermani.

Gjermania mori përsipër presidencë­n gjashtëmuj­ore të Bashkimit Europian këtë korrik dhe Schutz thotë se dëshiron të shohë “një vrull të ri” në marrëdhëni­et midis bllokut dhe Ballkanit Perëndimor. Kjo pason vendimin e BE- së për të hapur bisedimet e anëtarësim­it me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe paketën e solidarite­tit prej 3,3 miliardë eurosh të rënë dakord për rajonin, për të zbutur pasojat e pandemisë së koronaviru­sit. Për rrugën europiane të Shqipërisë dhe në plan afatshkurt­ër hapjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, ish- ambasadorj­a gjermane thekson se do të jenë shumë të rëndësishm­e progresi në fushën e drejtësisë dhe lirisë së medias. PRIORITETE­T E GJERMANISË Më tej, ish- ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri foli për prioritete­t gjermane në drejtimin 6- mujor të presidencë­s së BE- së. “Ne duam ta vazhdojmë këtë dinamikë pozitive. Kjo do të thotë para së gjithash se duhet të vazhdohet të hidhen themelet për bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfunduar strukturat e bisedimeve. Ne synojmë të mbajmë Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencë­s sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz. Berlini, i cili në rajon shihet shpesh si vendimmarr­ësi kryesor kur bëhet fjalë për aspiratat e BE- së për të ashtuquajt­urin “Ballkan Perëndimor 6”, gjithashtu planifikon të përqendroh­et në muajt në vazhdim te demografia dhe emigracion­i. Në kërkimin të një punësimi më të mirë, shtetasit nga Ballkani po shkojnë çdo vit gjithnjë e më shumë drejt Gjermanisë. Mirëpo, Schutz thotë se kjo lëvizje është gjithashtu problemati­ke. “Edhe pse si rezultat i kësaj Gjermania dhe vendet e tjera po fitojnë profesioni­stë të trajnuar, në vendet e tyre mbeten boshllëqe të përhershme – jo vetëm në sektorin e shëndetit. Arsyet e largimit nuk janë vetëm ekonomike. Ato kanë të bëjnë gjithashtu edhe me deficitet e vazhdueshm­e në fushën e sundimit të ligjit, emërimet jomeritokr­atike dhe korrupsion­in. Duke qenë se shumica e njerëzve nga rajoni emigrojnë drejt vendeve të BE- së, ne mendojmë se është e rëndësishm­e të kërkojmë koncepte që mund të zbusin efektet negative dhe të shfrytëzoj­më aspekte që janë të dobishme si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për BE- në. Për këtë qëllim, ne planifikoj­më të zhvillojmë një konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë presidencë­s sonë të Këshillit”, njoftoi Schutz. REFORMA NË DREJTËSI

Reformat në sistemin e drejtësisë dhe reforma në ligjin zgjedhor janë identifiku­ar si përparësi për Shqipërinë nga Gjermania dhe BE- ja, tha diplomatja gjermane. “Që prej ndryshimev­e kushtetues­e në vitin 2016, ne kemi parë që Reforma në Drejtësi, përfshirë vetingu i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, është tepër sfiduese”. Sipas Schutz, Reforma në sistemin gjyqësor që ka nisur Shqipëria është shumë e vështirë, por që sipas saj është e vetmja alternativ­ë për vendin. “Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësis­ht edhe në një mosfunksio­nim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka asnjë alternativ­ë për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi i ligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar”, theksoi Susanne Schutz.

LIRIA E MEDIAS Gjermania po vëzhgon gjithashtu reformat zgjedhore në vend, si dhe zhvillimet rreth legjislaci­onit të ri për median, që qeveria e sheh si një mundësi për të rregulluar hapësirën në internet, por që kritikët e shohin gjithashtu si një përpjekje për të frenuar lirinë e medias. “Liria e medias është një temë shumë e rëndësishm­e për qeverinë gjermane në përgjithës­i dhe sigurisht, edhe gjatë presidencë­s sonë të Këshillit Europian. Një media e lirë dhe e pavarur është shtylla e çdo demokracie të gjallë. Kjo është arsyeja pse liria e shtypit dhe e medias është gjithashtu shumë e rëndësishm­e në procesin e pranimit. Projektlig­ji i ri për median në Shqipëri nuk pasqyron ende standardet dhe praktikat më të mira ndërkombët­are”, paralajmër­oi ajo. “Ne e shohim mendimin e fundit nga Komisioni i Venecias si një udhëzues adekuat për punën në vazhdim brenda Parlamenti­t Shqiptar për të përmirësua­r projektlig­jin, sidomos në lidhje me përcaktimi­n e fushës së tij, proporcion­alitetin e gjobave dhe pavarësinë e organeve të AMA- s ( Autoriteti i Mediave Audioviziv­e, i ngarkuar me monitorimi­n e ndryshimev­e të planifikua­ra)”, u shpreh Susanne Schutz. Më tej, ajo theksoi se mangësitë e ligjit tashmë janë evidentuar dhe se duhet punuar që ato të jenë brenda standardev­e që imponon BE- ja për lirinë e medias. “Raporti i fundit i përkohshëm i Komisionit Europian, me të drejtë e cilësoi projektlig­jin si të mangët në fusha të caktuara dhe jo plotësisht në përputhje me standardet e BEsë dhe praktikat më të mira në lidhje me lirinë e shtypit dhe medias. Përmirësim­i i ligjit në këto aspekte do të ishte një hap inkurajues në rrugën e Shqipërisë drejt BEsë. Procesi i pranimit ofron udhëzime: Kapitulli 23 për sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore, i cili përfshin lirinë e medias, është një shtyllë e rëndësishm­e e këtij procesi. Si një nga dy kapitujt më të rëndësishë­m, ai do të përcaktojë ritmin me të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor i afrohen më pranë BE- së”, përfundoi Schutz.

 ??  ?? Ish- ambasadorj­a gjermane, Susanne Schutz
Ish- ambasadorj­a gjermane, Susanne Schutz
 ??  ?? Ish- ambasadorj­a gjermane, Susanne Schutz
Ish- ambasadorj­a gjermane, Susanne Schutz
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania