Panorama (Albania)

Meta kujton poetin Havzi Nela: Litari i xhelatëve nuk do ta vrasë demokracin­ë

“Ëndrra e çdo shqiptari, Shqipëria si gjithë Europa. Vargjet e poezisë së Havzi Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzako­nshme”

- ARDIT HOXHA Presidenti Meta

32- vjetori i vdekjes së poetit martir nga Kukësi, Havzi Nela, ka shërbyer që Presidenti Meta t’i rikthehet retorikës së tij kundër komunizmit dhe atyre që sipas tij pengojnë demokracin­ë dhe ëndrrën e shqiptarëv­e për një Shqipëri si Europa.

Duke shpërndarë poezinë me titull “O Liri, O Vdekje”, Presidenti Meta ka dhënë disa mesazhe të forta antikomuni­ste, teksa thotë se vargjet e tij janë ende shumë të forta edhe në ditët e sotme. “Litari i xhelatëve që i shteri frymën e fundit poetit disident dhe martirit të fjalës së lirë Havzi Nela, nuk do mundë kurrë të vrasë demokracin­ë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, si dhe ëndrrën e çdo shqiptari për një Shqipëri si gjithë Europa. ‘ Liria më thërret, vdekja nuk më tund’, vargjet e poezisë së Havzi Nelës edhe sot gjëmojnë me një forcë të jashtëzako­nshme”, shkroi Presidenti në postimin e tij në “Facebook”, duke i bashkëngji­tur edhe poezinë e vitit 1987. Por këto mesazhe antikomuni­ste dhe sidomos në përkujtim të poetit martir Havzi Nela, Presidenti Meta nuk i bën për herë të parë. Më herët, duke marrë shkas nga fakti që babai i Kryeminist­rit Rama, Kristaqi, ka qenë një nga firmëtarët që ka vendosur për varjen e poetit Havzi Nela, Presidenti Meta ka thënë se një gjë e tillë nuk është motiv krenarie. “Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë. Ne shqiptarët do t’i përgjigjem­i shqiptaris­ht deri në fund”, shkroi Meta pak ditë më parë në një reagim në rrjetet sociale, pak orë pasi Kryeminist­ri i kishte kushtuar një promemorie të atit dhe ku theksoi se vërtet Kristaq Rama kishte qenë komunist, por ai vetë nuk kishte asnjë lidhje me komunizmin. Sakaq, Kryeminist­ri Rama e cilësoi si të turpshme këto akuza të Presidenti­t Meta. Sipas tij, vepra e Kristaq Ramës do të mbetet në histori dhe për ato që thotë Meta nuk ndien gjë tjetër veçse keqardhje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania