Panorama (Albania)

Morën peng biznesmeni­n në Greqi, konfiskohe­t pasuria e të rinjve

Katër apartament­e dhe një makinë, Policia e Fierit dyshon se janë përftuar nëpërmjet veprimtari­së kriminale në shtetin grek

-

Policia e Fierit ka vënë nën sekuestro katër apartament­e dhe një automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, të cilat janë përfituar nga veprimtari­a kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Burimet zyrtare nga Policia bënë të ditur se nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimi­t të katër apartament­eve dhe 1 automjeti, konkretish­t: një apartament në lagjen Nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerciz Agallija, 37 vjeç, banues në Kraps, Fier; dy apartament­e në lagjen Nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Klodjan Lamaj, 32 vjeç, banues në Banaj, Fier; një apartament në lagjen Nr. 13, Durrës dhe automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të shtetasit Mariglen Hamataj, 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

KONFISKIMI Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë". Apartament­et e konfiskuar­a dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtari­së kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëv­e të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

RRËMBIMI I BIZNESMENI­T GREK Çerciz Agallija, Klodjan Lamaj dhe Mariglen Hamataj në vitin 2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëv­e të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro. Referuar shkrimeve të bëra atë kohë në media, apartament­et janë blerë në datat 13- 20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë marrë peng biznesmeni­n. Mjeku 67- vjeçar Manolis Karamolego­s u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas. Pasi është rrëmbyer, ai është dërguar në një zonë të thellë malore në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur një kasolle të improvizua­r. Ata e lanë të lirë pengun dhe Policia mundi ta marrë 67vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrës­ve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania