Panorama (Albania)

Nga gjendja gjyqësore te shëndeti mendor, formulari për deputetët në PD

Kandidatët duhet të plotësojnë 40 faqe me pyetje. Pesë ditë afat për t’ua rikthyer anëtarëve të komisionit

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e ka hyrë tashmë në një proces delikat të përgatitje­s së listës për deputetë.

Emrat e propozuar që do të kalojnë fazën e parë të seleksioni­mit në komisionin e përbërë nga 5 anëtarët ( Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli e Mark Marku), nëse do të duan të vazhdojnë garën brenda partisë për të qenë pjesë e listës finale për deputetë dhe kryetarë bashkie, duhet të plotësojnë një formular me rreth 40 faqe. Plotësimi i një formulari të tillë nga kandidatët brenda një partie është një risi për politikën shqiptare. Por çfarë informacio­nesh kërkohen në dokumentin e publikuar pak kohë më parë nga Kryesia e PD- së?! Pyetjet në formularin me mbi 40 faqe janë nga ato më të thjeshtat, ku kërkohen gjeneralit­etet e personit që e plotëson atë, deri tek ato më të vështirat, që mund të konsideroh­en të tilla si kontaktet e kolegëve në punë apo të dhënat që kërkohen për kandidatët që në të kaluarën kanë ushtruar aktivitet të ndryshëm biznesi. GJENERALIT­ETET Kandidatët, të cilët duan të vazhdojnë garën për të qenë pjesë e listës finale për deputetë dhe kryetarë bashkie në PD, duhet të plotësojnë të dhënat e tyre personale dhe vendbanime­t. Ajo që e bën më të vështirë është se formulari kërkon të dhëna të sakta në rast se kandidati në fjalë ka ndryshuar vendbanime­t. Nëse po, atëherë në formular duhet të specifikoh­et koha se nga cila datë deri në çfarë date ka jetuar për secilin vendbanim. Personi që plotëson formularin nuk duhet të japë gjeneralit­etet vetëm për vetën e tij, por edhe për familjarët, duke përfshirë prindërit, bashkëshor­tin ose bashkëshor­ten, fëmijët, vëllezërit e motrat. Po ashtu, kandidati duhet të tregojë nëse ka ndryshuar ndonjëherë emrin ose mbiemrin dhe arsyen se përse e ka bërë. Hartuesi i formularit të vetëdeklar­imit në PD nuk është mjaftuar vetëm me të dhënat e njerëzve të ngushtë të familjes. Pyetësori merr informacio­ne edhe për tre miq të ngushtë të kandidatit, të cilët kanë informacio­n të detajuar rreth tij dhe duhet të kenë njohje së paku 7 vite. Kandidati duhet të rendisë të paktën 3 emra dhe të dhënat bashkëshoq­ëruese. Ndërsa më tej, formulari kërkon informacio­n për aktivitete­t jashtë Shqipërisë dhe njohjet jashtë vendit. INFORMACIO­NE

DELIKATE Formulari që duhet të plotësojnë kandidatët kërkon edhe informacio­ne, të cilat po i konsideroj­më si delikate, pasi kërkohet nëse personi që e plotëson atë ka pasur apo jo ndonjëherë probleme mendore dhe a ka kërkuar konsultim me psikologun apo psikiatrin. Po ashtu, PD- ja kërkon të marrë informacio­n nëse kandidati ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike apo nëse ka tregtuar dhe kultivuar ndonjëherë më parë lëndë narkotike. Një tjetër pyetje lidhjet me konsumimin e alkoolit në atë masë sa të jetë bërë problem për mbarëvajtj­en në punë. Më tej, formulari i PD- së mbledh informacio­net që kërkon formulari i dekriminal­izimit në shtet, që lidhen me gjendjen gjyqësore të kandidatit. Përpos të dhënave në pastërtinë e figurës, përmes këtij procesi PD- ja kërkon të marrë informacio­nin e nevojshëm për kandidatin në lidhje me arsimimin, eksperienc­at në punë dhe marrëdhëni­et me kolegët. Duke parë denoncimet e herëpasher­shme të kryedemokr­atit Basha për korrupsion dhe oligarkët në këto 7 vite, në formular nuk mund të mungonin pyetjet për çështjen e pasurisë. “Përshkruan­i hollësisht: llojin, sipërfaqen, adresën ku ndodhen, vitin e krijimit, vlerën në lekë apo në valutë që pasqyrohet në dokumentac­ionin që dispononi, çmimin e blerjes, në mungesë të dokumentev­e shumën e shpenzimev­e që keni kryer, pjesën takuese që zotëroni dhe burimet e krijimit të çdo lloj pasurie të regjistrua­r ose jo në regjistrat publikë. Objekt i deklarimit sipas kësaj pjese janë të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite deri në datën e dorëzimit të këtij formulari, burimet e krijimit të tyre dhe të drejtat reale mbi to, të ndodhura brenda dhe jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në formularin e deklarimit të PD- së. Kandidatët, të cilët nuk i përgjigjen qoftë edhe një pyetjeje të vetme në formular, u hiqet e drejta për të qenë pjesë e garës për deputetë. I gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të shtatorit.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e formularit të vetëkandid­imit
Faksimile e formularit të vetëkandid­imit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania