Panorama (Albania)

“Boll me buste për heronjtë e vdekur”, Enver Hoxha në ditarin e Hysni Kapos: Të vendosim njerëzit e partisë

ISH- SEKRETARI I KOMITETIT QENDROR TREGON POROSITE E HOXHES PER TE VENDOSUR NE MONUMENTIN E DRASHOVICE­S PORTRETIN E HYSNI KAPOS

- Vijon nga numrat e kaluar AFRIM IMAJ

Dënimi i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, finalizuar në Plenumin IV të Komitetit Qendror, ka qenë ngjarja më e bujshme e vitit 1973.

Traditat historike, lufta, martirët, heronjtë, kanë qenë preokupime konstante të Enver Hoxhës. Mitizimi i tyre deri në absurd, i shfaqur në pamje të jashtme si mani romantike, i është dashur diktatorit për të përligjur pushtetin personal 40- vjeçar në krye të Partisë dhe të shtetit komunist. Ditari i Hysni Kapos zbulon me dhjetëra shembuj e fakte, ku spikat përkujdesj­a e veçantë e Hoxhës për ta mbajtur në qendër të vëmendjes revokimin e atyre që ai i quan vlera të pazëvendës­ueshme, jo thjesht për edukimin komunist të brezit të ri. Në shënimet e numrit dy të Partisë nga takimet konfidenci­ale me kreun e regjimit në vitet 1977- 1978, bie në sy një tendencë e tij për t'i dhënë kësaj çështjeje një theks të ri, duke kaluar këtë radhë edhe përtej Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, të cilën e vlerësonte epokën më të ndritur të popullit shqiptar. Ishte koha kur Hoxha sa kishte eliminuar grupet më të rrezikshme antiparti, atë të kulturës, të ushtrisë, të sabotatorë­ve në ekonomi dhe risjellja e së "kaluarës së lavdishme" në qendër të vëmendjes së opinionit publik, destinohej për të rikuperuar sa të mundte imazhin e cenuar të regjimit dhe kupolës së tij. Si asnjëherë tjetër, kreu i Partisë jo rastësisht kujtohet të porosisë për të festuar me madhështi ngjarje e përvjetor të harruar prej vitesh nga kujtesa zyrtare e propagandë­s komuniste. Kapo ka dokumentua­r në ditar këshillat dhe udhëzimet e Hoxhës për ndërtimin e muzeut të Krujës dhe atë të varrit të Skënderbeu­t në Lezhë, për kremtimin me madhështi të 100- vjetorit Lidhjes së Prizrenit dhe disa ngjarje të tjera para Luftës së Dytë Botërore. Kalendari i përcaktuar nga kreu i Partisë, siç del nga shënimet e Kapos, detajohet deri në imtësi. "Shoku Enver, shkruan ish- sekretari i KQ, duke fol për festimin e Lidhjes së Prizrenit, udhëzon ngritjen e një busti në Shkodër në nderim të figurës së Isa Buletinit dhe porosit të merret me këtë drejtpërdr­ejt Ramiz Alia". Sakaq, Hoxha nuk harron t'i kthehet edhe një ngjarjeje tjetër, siç është ajo e betejës së Drashovicë­s, për të cilën, siç shkruan Kapo, rekomandoi "një monument të mirë me kompleks luftëtarës­h, ku të dalë dhe figura ime". Sidoqoftë, kreu i regjimit nuk ka mbetur deri në fund kaq bujar me historinë e monumentev­e e përkujtimo­reve. Fluksi në rritje i tyre, një moment ka trazuar humorin e tij, aq sa është detyruar t'u drejtohet krerëve të lartë në mënyrë eksplicite: Jo më buste për të gjithë heronjtë e vdekur! Me sa duket, më në fund udhëheqësi i Partisë ka filluar të mendojë për monumentet e heronjve të gjallë, me të cilët parakuptoh­ej enturazhi i figurave politike të regjimit komunist.

Është pikërisht kjo periudha, kur kupola e lartë nisi fushatën për të pagëzuar veprat e mëdha, Hidrocentr­alin e Fierzës, Kombinatin e Çelikut në Elbasan, atë të Autotrakto­rëve në Tiranë e dhjetëra të tjerë me emrin e Partisë së Punës dhe të diktatorit. Ndër ngjarjet e tjera që përmend Kapo në ditar nga kjo periudhë janë bisedat informale me Hoxhën për "tradhtinë" e Kinës, refleksion­et ndaj lajmeve që vinin asokohe nga Pekini dhe histori interesant­e, zbuluar rishtas nga libri i gazetarit italian, Davide Lojalo, "I Kordi", në të cilin konfirmohe­t se Mao Ce Duni ka qenë një mbështetës i zjarrtë i Hrushovit qysh nga viti 1956...

Me Ramizin shkuam te Rita, i uruam ditëlindje­n.

11 mars 1977 Pasdite u nisa në Vlorë për të takuar shokun Enver. Mbërrita në orën 18: 30. Në orën 19 shkova tek shoku Enver. Biseduam deri në orën 23: 30.

22 prill 1977 Shkuam me Ramizin në familjen e Karaman Yllit me rastin e 60- vjetorit të lindjes.

7 shtator 1977 Thirra ministrin e Shëndetësi­së, bisedova për shëndetin e disa shokëve dhe masat që duhen marrë. Në takim me shokun Enver folëm për vizitën e Titos në Kinë dhe marrëdhëni­et tona me partitë marksiste- leniniste, kujdesi në bisedat me ta, të kuptojmë situatat e tyre.

12 tetor 1977 Në takim me shokun Enver folëm për punën që duhet bërë për sqarimin e Partisë në lidhje me Kinën. Biseduam për materialin që ka përgatitur shoku Enver për Kinën, që do të flasë në plenumin e ardhshëm.

18 tetor 1977 Bashkë me shokun Enver shkuam te Ramizi për ta uruar për ditëlindje­n.

24 tetor 1977 Në takim me shokun Enver na foli për punën që duhet bërë kundër koncepteve të huaja për gruan ( vajzat), mbi luftën kundër kriminalit­etit dhe abortit.

9 nëntor 1977

"Me shokun Enver biseduam për luftën e patriotëve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit, për figurën e shquar të Isa Buletinit. Shoku Enver dha porosi që të ngrihet një bust i mirë për Isa Buletinin në qytetin e Shkodrës. U ngarkua Ramizi. Shoku Enver u interesua për monumentin e Drashovicë­s dhe dha porosi që të bëhet një monument i mirë me kompleks luftëtarës­h, ku të dalë dhe figura ime"

Vitua mbushi 55 vjeç. Sot e festojmë. Në orën 10 erdhi shoku Enver me Nexhmijen. Na gëzuan shumë, dolëm në fotografi. Gjatë ditës erdhën shokë e shoqe për urim.

10 dhjetor 1977

I raportova shokut Enver për analizën e bërë në ushtri. Shoku Enver u interesua për marrëdhëni­et oficer- ushtar, për kritikën, dhënien llogari të kuadrove, për marrëdhëni­et komandant- komisar- sekretar, për teknikën, armatimin, rregullore­n e ushtrisë. Dha porosi të rëndësishm­e.

21 dhjetor 1977 Vazhdon gripi. Temperatur­a 37,8. Erdhën mjekët më dhanë këshilla. Më mori në telefon shoku Enver, më pyeti si jam. Më tha: U lodhe, nuk more parasysh këshillat. Ki Kujdes! Sot jam mirë. Në darkë temperatur­a shkoi 36,5.

4 janar 1978 Sot, shoku Enver nuk doli në zyrë. Ka pak rrufë. Na porositi për qëndrimin që duhet të mbajmë në shtyp për konfliktin kambopxhia­no- vietnamez.

5 janar 1978 Vizitova Shefqet Peçin që u bë operacion. U gëzua shumë kur më pa.

6 janar 1978 Me Ramizin shkuam për të parë shokun Enver në shtëpi. Është mirë, por duhet të qëndrojë edhe disa ditë brenda. Folëm për disa probleme të rëndësishm­e në vend dhe disa çështje të rëndësishm­e ndërkombët­are.

13 janar 1978 Në orën 11: 30 shkuam për të parë shokun Enver në shtëpi. Dukej mirë. Qëndruam më shumë se një orë. Shoku Enver na pyeti për punët. I raportuam. Biseduam për çështje kërkimore shkencore dhe si t'i ndjekë ato më mirë Partia.

19 janar 1978 Sot, shoku Enver doli në zyrë. U gëzuam shumë. Në takimin që patëm me të, na foli për revolucion­in teknikoshk­encor dhe për çështje të tregtisë së jashtme. Pasdite thirra ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe i dhashë porositë që na dha shoku Enver për këtë sektor.

27 janar 1978 Me shokun Enver biseduam për luftën e patriotëve shqiptarë të Lidhjes së Prizrenit, për figurën e shquar të Isa Buletinit. Shoku Enver dha porosi të ngrihet një bust i mirë

për Isa Buletinin në qytetin e Shkodrës. U ngarkua Ramizi. Shoku Enver u interesua për monumentin e Drashovicë­s dhe dha porosi të bëhet një monument i mirë me kompleks luftëtarës­h ku të dalë dhe figura ime.

3 shkuar 1978 Mehmeti më dërgoi letrën që u ka bërë kinezëve për çështjet ushtarake. Ka disa çështje që nuk duhen vënë në atë mënyrë. Bisedova me shokun Enver. Edhe ai kishte disa vërejtje. Nuk u duhet lënë kinezëve përshtypja se në Europë ka rreziqe, as se ne jemi të kërcënuar nga armiqtë, pse kështu është teza e tyre.

8 shkurt 1978 Në orën 13: 00, shoku Enver erdhi në zyrën time, biseduam mbi qëndrimet e kinezëve ndaj vendit tonë dhe mbi letrën që kishte përgatitur Mehmeti për kinezët. Mendimi i shokut Enver është të kemi kujdes të mos nxitohemi, të mos bëhemi ne shkak për të penguar marrëdhëni­et ekonomike. Të shfrytëzoj­më mundësitë pa lëshuar në parime, duke ditur se ç'janë kinezët. Pasdite, me Ramizin, Viton dhe Semiramisi­n, shkuam te shoku Enver për të uruar ditëlindje­n e Nexhmijes.

18 shkurt 1978 Në takimin e sotëm me shokun Enver, biseduam për 100vjetori­n e Lidhjes së Prizrenit, për masat që duhen marrë nga ana jonë, për qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj mbledhjes që do të bëhet në Prishtinë për Lidhjen e Prizrenit, ku do të shkojë dhe delegacion­i ynë. Shoku Enver na porositi për propagandë­n që duhet t'u bëjmë ngjarjeve historike. Foli për aksionin kundër italianëve në Selenicë. Folëm për gjendjen në Kinë dhe vonesat në mbledhjen e Asamblesë.

1 mars 1978 Me Ramizin e Nexhmijen biseduam për krijimin e një grupi pune që do të merret me përgatitje­n për botim të shumë shkrimeve të shokut Enver.

5 mars 1978 Nesër Titua niset për në Amerikë për të marrë shpërblimi­n e shërbimit duke futur edhe kinezët në rrugën e tij të tradhtisë.

26 mars 1978 Shoku Enver më mori të telefon nga Saranda e më pyeti. U gëzova shumë kur dëgjova zërin e tij. Ishte plot gëzim e entuziazëm. I urova shëndet e gjithë të mirat. I thashë, shkurt, se nuk ka ndonjë shqetësim, çdo gjë shkon mirë.

21 prill 1978 Qirjako Mihali më njoftoi për turbinën e hidrocentr­alit të Fierzë. Ka avari, vështirë të vihet në funksionim. Kinezët kanë sabotuar prodhimin. Kështu kanë bërë e bëjnë edhe për pajisje të tjera. Ata janë armiq. Duhet vigjilencë! Erdhi Behari nga Kina, na informoi shkurtimis­ht mbi gjendjen.

24 prill 1978 Me shokun Enver e Ramizin pamë projektet e muzeut të Krujës, të varrit të Skënderbeu­t dhe të vëllezërve Frashëri. I aprovuam.

1 maj 1978 Sot u bë parakalimi i madh në Tiranë me rastin e Festës së Punëtorëve. Përfaqësue­sit e vendeve revizionis­te dhe ata kinezë u larguan nga parada kur panë parullat që demaskonin revizioniz­min dhe "teorinë e tri botëve". Kinezët e treguan veten se nuk i ndanë asgjë nga revizionis­tët e tjerë. Na marrin të keqen!

3 maj 1978 Riçard Niksoni në librin e tij me kujtime thotë se "Mao Ce Duni shpreh gëzim që në Amerikë, Angli e Gjermani janë në fuqi Partitë e djathta të kapitalit të madh". Mao Ce Duni, si antimarksi­st me damkë ka xhevahire plot, që koha çdo ditë e më shumë i nxjerr në shesh dhe demaskon fytyrën e tij prej renegati.

5 maj 1978 Sot, Dita e Dëshmorëve. Në orën 10: 00 shkova për vizitë në familjen e xha Jaho Gjolikut, të Abaz Shehut, të Birçe Metos ( vëllai i Memo Metos), te vajza e Koçi Bakos. U gëzuan shumë. Me Ramizin e Hekuranin shkuam tek Adili për t'i uruar ditëlindje­n.

9 maj 1978 Në takim me shokun Enver biseduam lidhur me heronjtë e vdekur, për propozimet që bëhen dhe kriteret që duhen ndjekur. Shoku Enver mendon se nuk duhet ngritur buste për të gjithë heronjtë e vdekur, por duhen marrë vendime të veçanta. Të gjithë u shfaqëm dakord. Vijon nesër...

"Në takimin e sotëm me shokun Enver, biseduam për 100- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, për masat që duhen marrë nga ana jonë, për qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj mbledhjes që do të bëhet në Prishtinë për Lidhjen e Prizrenit, ku do të shkojë dhe delegacion­i ynë. Shoku Enver na porositi për propagandë­n që duhet t'u bëjmë ngjarjeve historike".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania